LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e votës nga sekserët e LSI/ Meta kapet mat në Pogradec

12 Prill 2021, 11:11, Politikë CNA
Vjedhja e votës nga sekserët e LSI/ Meta kapet mat në Pogradec

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për gazetarët nga Pogradeci i është shmangur pyetjes rreth skandalit ku dy anëtarë të LSI tentuan të vidhnin votat.

Meta është shprehur se Edi Rama është kapur në flagrancë dhe në Vlorë ai do të humbasë.

Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban. Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t?i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t?i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill.

Është kap Edi Rama në flagrancë dhe në 25 prill do ta shikoni, në vlorë do jem, sepse Vlora është vendi i momenteve historike të Shqipërisë dhe është qendra e gravitetit të shpërthimit të zemërimit mbarëpopullor ndaj pushtuesve“, tha presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga