Connect with Us

Video-I akuzuar për vjedhjen e 230 milionë dollarëve/ Petrit Vasili pro hetimit të Bashës

Politikë

Video-I akuzuar për vjedhjen e 230 milionë dollarëve/ Petrit Vasili pro hetimit të Bashës

Publikuar

-

Lëvizja Socialiste për Integrim ka firmosur koalicion paszgjedhor me Partinë Demokratike.

Pasi janë sharë e akuzuar ndër vite, ata janë bërë bashkë me qëllim pushtetin. Nuk është vetëm Ilir Meta, kryetari de facto i LSI, që ka qenë kundër Lulzim Bashës, por edhe Petrit Vasili, i cili në vitin 2017,  arriti të mbijetonte vetëm dy muaj, si kreu i LSI-së.

Sot Vasilin e shohim në krah të Bashës, më mbështetje të tij për çdo deklaratë apo lëvizje të tij. Politika, konsiderohet “prostitutë”, por këta e kanë kaluar çdo limit.

Nuk mund të flasësh për integritet, besim apo virtyte të tjera, në një kohë që ndërrojnë “krevatet”, nga viti në vit, me plot sekrete për njëri tjetrin që i shpalosin më pas në media.

Në këtë vorbull “prostituimi politik”, është përfshirë edhe Petrit Vasili, i cili sot del dhe shitet si parimor, duke ndjekur shembullin e kryetarit të tij, Ilir Meta.

Në 2015,  Petrit Vasili,  që ishte kreu i Grupit Parlamentar të LSI, paralajmëroi publikisht hapjen e një prej skandaleve më të rënda në historinë e pluralizmit, i cili lidhej me emrin e Lulzim Bashës.

Petrit Vasili deklaroi, se çështja e vjedhjes së 230 milionë eurove me rrugën Durrës-Kukës, do të hapet shumë shpejt, pasi herën e parë Basha shpëtoi se ishte me diarre. Sipas Vasilit, dosja e aferave të Lulzim Bashës shkon deri në  1 700 faqe.

Kërkesa e vazhdueshme dhe sigurisht qesharake e kreut të PD-së lidhur me dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, kërkesë kjo nga e cila kreu i PD-së do të bënte mirë të hiqte dorë sa më parë, për arsye se kreu i PD-së është i vetmi shqiptar që nuk mund ta bëjë një kërkesë të tillë, pasi të gjithë qytetarët e kanë në mendje se ky person është akuzuar për vjedhjen e 230 milionë dollarëve në mega aferën e rrugës Durrës-Kukës.

Akuzë e cila është aty sot e kësaj dite dhe për këtë akuzë ky person nuk e dha dorëheqjen nga pozicioni i ministrit. Me makinacione pa fund i shpëtoi gjykimit, duke vazhduar të mos jepte dorëheqjen ndërkohë që nuk pranoi që kjo çështje të gjykohej në themel për të zbardhur të vërtetën e vjedhjes së 230 milionë dollarëve.

Edhe sot e kësaj dite kreu i PD-së vazhdon të jetë i akuzuar nga organet më të larta të drejtësisë së këtij vendi, dhe si i tillë vazhdon të mbetet shembulli i politikanit më negativ për raportin e tij me ligjin. Kërkesa e tij e vazhdueshme vazhdon ta bëjë me qesharak atë dhe PD-në.”, shprehej Vasili në mars të vitit 2015.

Po çfarë ndodhi? Ku shkuan 1 700 faqet e Vasilit? Me kë fjeti Vasili, që heshti për skandalin e Bashës, me të cilin doli dhe e kërcënoi publikisht? / CNA.al

 

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Zbulohet skandali në Bashkinë e Tiranës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ MË ARGËTON SHUMË KY “DEBAT” PËR REFORMËN…

LEXO EDHE:  “The funniest creatures on earth”/ Kulluri ironizes the opposition: When they understand the truth will cry “Luli Basha go!”

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

Nga

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S’kam pasur presion

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i është përgjigjur akuzave të opozitës se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Braho mohoi akuzat dhe tha se pavarësisht se është propozuar nga PD nuk ka pasur asnjë presion nga askush. Ai deklaroi në Report Tv se KAS është i depolitizuar.

Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, u shpreh anëtari i KAS, ndërsa zbuloi se të hënën do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  Opozita e ndarë për 13 Tetorin/ LSI në panik dhe e tradhëtuar

LEXO EDHE:  Opozita e ndarë për 13 Tetorin/ LSI në panik dhe e tradhëtuar

Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, theksoi Braho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE