LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Goli i Stenio Junior rekord te Partizani? Më shpejt ka shënuar një serb

12 Prill 2021, 16:13, Sport CNA
VIDEO/ Goli i Stenio Junior rekord te Partizani? Më shpejt ka shënuar

Partizani triumfoi me Bylisin një ditë më parë dhe golin e parë të ndeshjes e shënoi braziliani Stenio Junior, pas 16 sekondash lojë. Sulmues shfrytëzoi gabimin e portierit Pano Qirko të Bylisit.

Për këtë sezon goli i Stenio Junior është më i shpejti në Superiore, ndërkohë që te Partizani i janë gëzuar kësaj. Gjithsesi tifozët nuk harrojnë dhe i kujtojnë klubit se më shpejt ka shënuar një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për serbin Stevan Racic, i cili ndëshkonte Elbasanin në dhjetor të vitit 2014, atëherë kur në krye të Partizanit ishte trajneri Shpëtim Duro.

Sulmuesi, i cili në sezonin e tij debutues në Superiore shënoi 14 gola, i ndëshkoi verdheblutë pas 12 sekondash. Ai duel në Elbasan përkon edhe me debutimin e Jurgen Bardhit në Superiore.

Lajmet e fundit nga