LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Basha nuk heq dorë nga gafat/ Ia bën xhiron mujore biznesit të vogël 140 milionë lekë

12 Prill 2021, 09:04, Politikë CNA
Video-Basha nuk heq dorë nga gafat/ Ia bën xhiron mujore biznesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale zhvilloi një takim me sipërmarrëset në qytetin e Elbasanit, ku foli për planin ekonomisë që do të mbështesë biznesin e vogël edhe atë të mesëm.

Basha theksoi, se i ka propozuar më herët kryeministrit Edi Rama që të hiqte taksën ndaj biznesit të vogël, por ky i fundit pasi e hoqi dyfishoi gjobat.

Ndër të tjera kreu demokrat tha, se plaforma për të mbështetur biznesin e vogël është më favoritja në rajon duke vendosur një tavan prej 0.5 përqind.

Basha këtë radhë ka fiksuar shifrat, por ka gabuar me afatat kohore.

Sipas tij, një biznes që bën xhiro 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë më shumë se 0,5 përqind taksa.

?Por mbi 0.5 përqind,  asnjë biznes me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 të xhiros vjetore në vit?- u shpreh Basha.

140 milionë lekëtë të vjetra xhiro nga biznesi i vogël përllogariten në vit dhe jo në muaj, siç u shpreh Basha.

Më poshtë po s jellim të plotë deklaratën e Bashës.

?Dy janë fushat kryesore që besoj se do ti vijnë në ndihmë Shqipërisë, duke i ardhur në ndihmë në veçanti gruas shqiptare.

E para është plani ynë për ekonominë në të vërtet nuk prek vetëm gratë sipërmarrëse por edhe burrat sipërmarrës, por prek në tërësi gjithë mekanizmin ekonomik.

Propozimi i parë ka qenë të hiqej taksa për biznesin e vogël, gjoja u adoptua pas disa vitesh ju e dini se kjo është fiktive, se me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne, por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore, për shërbimet të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit dhe çmimi i energjisë, mbi të gjitha u shtuan gjobat.

Me një gjobë të merr dy fish, tre fish siç të merrte përpara me taksimin që gjoja hoqi. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon, tavani prej 0.5 përqind të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore, ne do ta nxisim pushtetin vendor që ti ul edhe më shumë.

Por mbi 0.5 përqind,  asnjë biznes me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 të xhiros vjetore në vit?- u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga