LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Superligën turke

12 Prill 2021, 17:41, Sport CNA
VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar gjen rrugën e rrjetës në

Talenti 18-vjeçar nga Kaçaniku, Veton Tusha, debutoi për herë të parë si titullar, me skuadrën e Denizlispor në Superligën turke.

Një ndeshje ëndrrash për shqiptarin e Kosovës, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke shpërblyer më së miri besimin e trajnerit.

Kjo ishte hera e parë, që Tusha, aktivizohej si titullar, teksa në sfidat e kaluara, numëron në total 4 ndeshje, teksa të gjitha i kishte nisur nga stoli.

Ky ishte goli i dytë në Superligën turke për 18-vjeçari, i cili më herët kishte shënuar në ndeshjen ndaj Gallatasarait, të zhvilluar më 20 janar, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 6-1. Vlen të theksohet fakti se Veton Tusha, është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe aktivizohet si sulmues qendror.

Lajmet e fundit nga