Connect with Us

Veliaj degjeneron Bashën/ “Qullac, kukull e Ilirit, që s’ka as votën e familjes së tij”  

Politikë

Veliaj degjeneron Bashën/ “Qullac, kukull e Ilirit, që s’ka as votën e familjes së tij”  

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë një takimi elektoral nga Vora, kryebashkiaku Veliaj, duke iu referuar Bashës, ka thënë se na duhet një lider fortë, jo një qullac apo një çun mami.

 “Unë them meqë këta janë shumë të stresuar, se Luli s’vajti dy vjet në bashki dhe këta ikën të gjithë dy vjet nga Parlamenti, t’u japim dhe njëçik pushim, ti japim edhe 4 vjet pushim dhe t’i japim edhe një mandat Edi Ramës që të punojë këto 4 vite, meqë e përballon stresin, meqë nuk ankohet, meqë do të ecë përpara, ka ambicie e ka vizion.

Na duhet një lider i fortë, nuk na duhet një qullac, nuk na duhet një çun mami, nuk na duhet një njeri që duhet ta zgjojnë në mëngjes për të shkuar në punë, nuk na duhet një njeri që e tërheqin prej hunde familja e gruas, nuk na duhet një njeri që del nga shtëpia e vet e s’ka as votën e familjes së vet. Kur nuk ke votën e familjes tënde, kur të tërheq kunati prej hunde”, është shprehur Veliaj.

Sipas këtij të fundit, Basha, është “kukulla” Sali Berishës dhe Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Meta falenderon Bebe Rexhën në Ishëm/ Këngëtarja thirrje për shqiptarët nëpër botë

“E keni parë që nuk del më në evente me Saliun dhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët që t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që ta harrojnë që ti je ‘kukulla’, manekini i Saliut edhe Ilirit, dhe po e hëngrën le të vijnë ata prapë.

Ndërkohë ne e dimë se kush është mbrapa. Ai s’merr asnjë vendim vetë. I thotë Ilir Meta s’kape, ai shkon tek zyrat e FRD-së, i thotë Saliu skape, i bën thirrje Edi Ramës të ndalojë grevën në Rinas. O shoku zgjohu, nuk është Edi Rama që e bën grevën në Rinas”, është shprehur Veliaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Kryemadhi tregon kush inskenoi atentatin ndaj Tom Doshit

LEXO EDHE:  Kryemadhi tregon kush inskenoi atentatin ndaj Tom Doshit

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Veliaj bën deklaratën e fortë/ Ka pronarë mediash trafikantë droge, është e provuar

LEXO EDHE:  Presidenti i ngjalave në hall/ Faktet të tregojnë si gënjen publikisht

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE