Connect with Us

Vaksina kineze/ Rakacolli: Është e sigurtë, më pak efekte anësore se Pfizer

Sociale

Vaksina kineze/ Rakacolli: Është e sigurtë, më pak efekte anësore se Pfizer

Publikuar

-

Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang përgjegjësitë: Mos merremi me emra të përveçëm

Zv/ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli garanton të gjithë qytetarët se vaksinat e përdorura janë të sigurta, ndërsa nuk hezitoi në krahasimet mes tyre.

Lidhur me vaksinën kinezë Sinovac, Rakacolli thotë se nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor

“Meqë po flasim për vaksinën e Sinovac, ajo u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor. Në një kohë që nga vaksina Pfizer, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Ndërkohë që nuk kemi asnjë event madhor si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”, tha Rakacolli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vaksinimi masiv/ Manastirliu tregon sa qytetarë kanë marrë vaksinën deri më tani në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu  nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv dhe deri tani kanë marrë vaksinën 585 mijë qytetarë.

Të gjithë këtë proces ajo e ka cilësuar shembullor dhe shton se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore.”, shkruan Manastrliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sezon turistik më të lehtësuar?/ Albana Fico: Pandemia ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie

Publikuar

-

Nga

Situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet me e stabilizuar dhe këtë e faktojnë shifrat që raportojnë autoritetet shëndetësore.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha për Euronews Albania se të gjithë treguesit dëshmojnë faktin se në Shqipëri situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

“Pandemia në Shqipëri ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie, të cilën e kemi dokumentuar javë pas jave. ka një ulje të shtrimeve në spitale dhe ka një ulje të numrit të vdekjeve”, tha ajo.
Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se kur pritet të hiqet ora policore. znj. Fico nuk dha një përgjigje konkrete, por shtoi se duke respektuar masat mbrojtëse shumë shpejt do të arrihet ky objektiv.

“Janë vendimmarrje të vështira dhe janë bërë 15 muaj që jemi në një trysni. Ajo që unë do të thosha është se e kemi sjellë këtu situatën të gjithë bashkërisht, që duke rritur numrin e vaksinimit dhe të kujdesit, do të shkojmë drejt këtij objektivi”, tha ajo.

Shefja e ISHP-së tha se qytetarët gjatë këtej sezoni turistik do jenë më të lehtësuar, në krahasim me një vit më parë.

LEXO EDHE:  Shqipëria rifutet në karantinë/ Mira Rakacolli sqaron se çfarë do të ndodhë me shkollat

LEXO EDHE:  Shqipëria rifutet në karantinë/ Mira Rakacolli sqaron se çfarë do të ndodhë me shkollat

Ajo pohoi faktin se dalja e vaksinës anti-COVID ka rritur shpresën dhe pritshmëritë, që epidemia të vihet më shpejt nën kontroll.

“Sezoni i vitit të shkuar ishte menjëherë pas një mbyllje absolute dhe më pas një hapje, e cila në rrugë e sipër krijoi rritje të rasteve. Ka një diferencë shumë të madhe, qoftë nga përgatitja, qoftë dhe nga njohuritë. Dalja e vaksinës bëri diferencën si dita me natën”, tha ajo./EuroNews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Po mendoni një fundjavë në plazh?/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Para se të planifikoni një fundjavë në bregdet, nuk do të jetë ide shumë e mirë pasi dy ditët e ardhshme do të jenë me kthjellime dhe shira të lehta.

Sipas MeteoAlb dita e shtunë do të jetë me kthjellime. Paraditja do të jetë me vranesira kalimtare të cilat sjellin shira të paket në Veri. Por oret vijuese do ti bëjnë kthjellimet më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do te ulen ne mengjes, POR MBETEM konstante ne mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C.

Era do fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 4 balle.

Dita e dielë sipas MeteoAlb do të mbizotërojë moti i kthjellët në zonat bregdetare.

LEXO EDHE:  Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi/ Shërohen tetë pacientë të tjerë

LEXO EDHE:  Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi/ Shërohen tetë pacientë të tjerë

NDERSA pjesa tjeter e territorit pritet do te kete vranesira te lehta, te cilat do te sjellin reshje te izoluara.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 3 – 4 balle./ CNA.al

LEXO TE PLOTE