Connect with Us

Sulçebe: Vaksina Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit

Sociale

Sulçebe: Vaksina Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit

Publikuar

-

Sulçebe: Vaksina Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit

Imunologu Genc Sulçebe rekomandoi përdorimin e vaksinës kineze.

Ai thekson se ndonëse ka një përqindje më të ulët efektiviteti në krahasim me vaksinat e tjera, mund të na mbrojë nga format e rënda të virusit.

I ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit”, imunologu tha se nuk mund të presim për vaksinën më të mirë por të marrin atë që ka një efektivitet të pranueshëm për ta aplikuar sa më shpejt dhe më gjerë.

“I shpëtojmë formave të rënda, mund të kalojmë një covid të lehtë, por i shpëtojmë rastit për të shkuar në spital. Sigurisht që funksionon sepse jep imunizim pro efektin e saj e shohim pas dy muajsh. Këtu ka një problem sepse kanë aplikuar dy doza të ndarë në 15 ditë dhe do të shihet pas dy muajsh kur personi i vaksinuar do të ketë një përgjigje imunitare të matshme dhe të sigurt. Do shihet me numrin e rasateve dhe antikorpet“, u shpreh imunologu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rriten temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar, sipas MeteoAlb.

 

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi  deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Me ardhjen e pranverës, kërkojmë t’i rikthehemi plazheve të bekuara të këtij vendi por ende moti nuk është i stabilizuar.

Kështu, masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, ditën e enjte reshjet parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit.

Shiu dhe shtrëngatat në këtë periudhë të vitit bien në kohë të shkurtër dhe kanë tendencën të prekin lokalisht një territor.

LEXO EDHE:  Vaksina kineze anti Covid/ Turqia konfirmon efikasitetin e lartë të Sinovac

LEXO EDHE:  Masat anti Covid në Greqi/ Mitsotakis: S’ka jetë nate deri në dalje të vaksinës

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Eksperti rrugor/ Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Publikuar

-

Nga

Eksperti rrugor: Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Aksidentet rrugore në vend kanë njohur rritje shqetësueseVetëm në 6 ditë, nga data 10 deri me 16 maj kemi pasur 43 ngjarje rrugore me 4 te vdekur 3 të plagosur rëndë.

Eksperti rrugor Arben Luzi tha për Euronews Albania se tejkalimi i shpejtësisë është nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas tij, nisur nga ky fenomen nga ana e policisë duhet të merren masa ndëshkimore më të rrepa me pezullim të lejeve të drejtimit për persona që ecin me shpejtësi tej normale të lejuara duke u bërë burim aksidenti.

“Edukata në fushën e qarkullimit rrugor po bie, ndëshkimi duhet të jetë më i madh. Duhen pika kontrolli në ato që quhen njolla të errëta dhe të pezullohen lejet e drejtimit për ata që ecin me shpejtësi, që është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

LEXO EDHE:  Vaksina kineze anti Covid/ Turqia konfirmon efikasitetin e lartë të Sinovac

LEXO EDHE:  Pipero: Pse ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet ta bëjnë vaksinën

Eksperti rrugor u shpreh se prania fizike e patrullave të policisë në rrugë ka një ndikim pozitiv që i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për të shmangur shkeljet e normave të qarkullimit rrugor./euronews

LEXO TE PLOTE