LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Stop politikës së vjetër, hapësirë për fytyra të reja”/ Kryemadhi tregon fikën e Rilindjes

12 Prill 2021, 17:21, Politikë CNA
“Stop politikës së vjetër, hapësirë për

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën pasditen e sotme me banorët e Kamzës. Sipas saj, politikës së vjetër i duhet thënë stop për të sjellë  njerëz të rinj.

Kryemadhi e cilësoi të gjithë entuziazmin dhe energjinë e LSI-së frikë nga Rilindja dhe tranzicioni që ka krijuar kryeministri Edi Rama.

?Sot është një ditë që fillon java e parafundit e fushatës elektorale dhe ne nuk do të ndalemi duke prezantuar kandidatët dhe duke dhënë emocion. E dimë që është e vështirë komunikimi me mediat dhe njerëzit por energjia e LSI-së, por energjia e LSI-së  nga Shkodra deri në Sarandë nga Vlora deri në Korcë është e jashtëzakonshme dhe ka një energji të pa parë. Kjo është frika që ka rilindja në ikje, kjo është frika që ka tranzicioni që ndërtoj Edi Rama dhe politika e vjetër.

Prandaj unë besoj tek ju tek njerëzit tuaj që në 25 Prill ju do krijoni hapësirën për Lsi-në për ta çuar shqipërinë drej Bashimit Europian. Ne duhe ti themi politikës së vjetër stop për të krijuar hapësirë për të rinjtë dhe të rëjat, me njerëz të rinj, me fytyra te reja?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga