LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama josh emigrantët/ 5 mijë euro për ata që vijnë hapin bujtina

12 Prill 2021, 11:28, Politikë CNA
Rama josh emigrantët/ 5 mijë euro për ata që vijnë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në vijim të fushatës elektoreale me banorët e Belshit, theksoi se ky vend është një destinacion turistik ku hapen vazhdimisht bujtina e shërbime të reja për turistët, përveç punës tradicionale në bujqësi.

Rama theksoi se gjatë mandatit të tretë do të japë 5 mijë euro për çdo emigrantë që rikthehet për të hapur një bujtinë në Shqipëri ndërsa tha se do bëjë dhe një amnisti për ata që të sjellin paratë në bankat e vendit, por me kusht që të mos jenë nga krimi.

?Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen, siç kemi punuar me këmbëngulje gjithë këto vite dhe siç tregojnë shifrat konkrete të biznesve të vogla që hapen të restoranteve që shtohen të dhomave që vazhdojnë që shtohen për të kuptuar se jemi në rrugën e duhur për Belshin dhe këtë komunitet. Ne kemi vendosur që mandatin e tretë do t?i japim 5 mijë euro garant çdo emigranti që do të vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve , të babës dhe po ashtu do t?i japim mundësinë çdo emigranti që do të hyjë në këtë rrugë të rindërtimit të shtëpive për t?i kthyer ato në një pjesë të motorrit të agroturizmit, mundësinë e sjelljes së parave këtu në bankat në Shqipëri pa i kërkuar llogari përveçse ato të mos jenë para të krimit domethënë një amnisti e fokusuar tek emigrantët që duan të kthehen qoftë fizikisht apo me investimin e tyre?- u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga