Connect with Us

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Shëndeti

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Publikuar

-

Rama jep lajmin e mirë/ Tregon sa doza vaksine do vijnë këto ditë

Vetëm pak minuta më parë, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga Rinasi.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

LEXO EDHE:  Manjani “dush të ftohtë” Bashës/ “Nëse Rama fiton sërish kemi krizë lidershipi alternativ”

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tone”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi i popullatës/ Gjata tregon se sa shanse ka Shqipëria të ketë valë të tretë infektimesh

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi i popullatës/ Gjata tregon se sa shanse ka Shqipëria të ketë valë të tretë infektimesh

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë ndërsa u shpreh se ka pak gjasa që Shqipëria të përjetojë një valë të tretë infektimesh.

Në një intervistë për Fax news, ai tha se vaksinimi masiv është faktor kryesor në uljen e infektimeve, dhe se me ardhjen e dimrit ne mund të kemi marritur imunitetin e tufës dhe të vijojmë jetën normale.

“Jemi në një situatë shumë të mirë, pas kontakteve direkte që kemi me pacientët, pavarësisht situatës që është në përmirësim të ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, është e domosdoshme, që ne masat ti respektojmë. Besoj se vaksinimi masiv është faktor kryesor në uljen e infektimeve, me ardhjen e dimrit ne të kemi marritur imunitetin e tufës dhe të vijojmë jetën normale, unë nuk besoj se do të ketë një valë të tretë”, u shpreh Gjata.

I pyetur se cilën prej vaksinave do të rekomandonte, Gjata tha se secila prej atyre që është në qarkullim sjell mbrojtje nga infektimi, dhe ulje të shenjave klinike, duke shkaktuar ulje të shtrimeve spitalore.

“Unë i kam sugjeruar të gjithë kontakteve të mija që të bëjnë cilëndo prej vaksinave, nëse do të merremi vetëm me sherre nuk ia dalim, të gjithë duhet të vaksinohen, pasi vërtetë nuk mund të jesh 100% imun, por të paktën kalon forma më të lehta të sëmundjes.

Ne nuk kemi të dhëna të sakta derimë tani, se sa zgjat imuniteti nga vaksinimi, ka diskutime se mund të ketë nevojë dhe për një dozë të tretë vaksine, ashtu siç ka dhe diskutime se vaksinat për Covidin mund të bëhen njësoj si ato për gripin, njëherë në vit.

Kalimi i Covidit të bën imun deri në 6 muaj, ndaj edhe rekomandohet që vaksina e dytë të bëhet në një kohë më të vonë”, tha Gjata më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ 17 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ 17 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Manjani “thumbon” Tahirin/ Për politikë po përdoren policët dhe armët?!

LEXO EDHE:  “Sektorët e ekonomisë po vuajnë masivisht”/ Teliti: Prej muajsh jemi në recesion të thellë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (17 Maj 2021)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639

Testime totale 679,396
Raste pozitive 132,032
Raste të shëruara 125,419
Raste Aktive 4,178
Humbje jete 2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3276
Shkodër 175
Korçë 160
Gjirokastër 96
Fier 90
Lezhë 88
Vlorë 87
Elbasan 67
Berat 53
Durrës 40
Kukës 23
Dibër 23

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Hipertensioni apo “vrasësi i heshtur”/ Dy në tre shqiptarë nuk e dinë se vuajnë, ndërsa vetëm një në tre trajtohet

Publikuar

-

Nga

Hipertensioni apo “vrasësi i heshtur”/ Dy në tre shqiptarë nuk e dinë se vuajnë, ndërsa vetëm një në tre trajtohet

17 Maj është dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj Hipertensionit dhe nën sloganin “ #MeasureYourBloodPressureControlItLiveLonger synimi është ndërgjegjësimi i popullatës kudo në botë ndaj kësaj sëmundje, dhe mënyra më e mire është kryerja e kontrolleve (matje) të rregullta të tensionit.

Të dhënat zyrtare të sëmundshmërisë në vend tregojnë se Hipertensioni apo tensioni arterial është një nga diagnozat më të adresuara nga mjekët e shërbimit shëndetësor parësor në vend. Problemi është se bazuar në statistikat e mbajtura vihet re që vetëm 1 në 3 persona që janë në dijeni për hipertensionin, e mban sëmundjen nën kontroll ndërsa 2 të tjerët jo. Po kështu, vetëm 1 në 3 persona është i diagnostikuar, pra e di që vuan nga Hipertensioni, ndërsa 2 të tjerë nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje, pra janë të padiagnostikuar. Kjo do të thotë se shkalla e sëmundshmërisë me Hipertension në Shqipëri është e lartë, ndërsa kujdesi nuk është në nivelin e duhur.

Kjo sëmundje, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është vrasësi i parë në botë. Hipertensioni njihet zakonisht si presioni i lartë i gjakut dhe është një gjendje shëndetësore kronike në të cilën presioni i gjakut qëndron i lartë (i rritur), pra  Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ndodh kur presioni i gjakut rritet në nivele jo të shëndetshme. Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve, shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor, që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avancuara, një sëmundje të trajtueshme, por, që kërkon mjekim të vazhdueshëm. Hipertensioni quhet shpesh edhe “vrasësi i heshtur” pasi nuk ka simptoma shumë specifike.

Mjekët kardiologë të spitalit Hygeia na informojnë se hipertensioni mund të zhvillohet gjatë viteve dhe mund të ndodhë që pacientët të mos kenë simptoma të dukshme dhe kjo është edhe arsyeja qe shpesh Hipertensioni konsiderohet edhe si sëmundje e heshtur. Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëme në arteriet dhe enët e gjakut, që në fakt nënkupton dëmtim të syve, veshkës, trurit, duke rritur nivelet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërinë. Kështu, të qenurit mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çojë në infarkt, insuficiencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insuficiencë renale – sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Shkaktar i drejtpërdrejtë i këtyre pasojave sipas mjekëve mbetet  stili i jetesës, faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit. Zakone të tilla si: jeta sedentare, duhanpirja, përdorimi i tepruar i kripës etj, janë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.

LEXO EDHE:  “Sektorët e ekonomisë po vuajnë masivisht”/ Teliti: Prej muajsh jemi në recesion të thellë

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimet/ Paralajmëron ndryshime në Qeveri?!

Por, e gjithë kjo panoramë e zymtë mund të shmanget nëse individët kryejnë kontrolle periodike të shëndetit. Kjo të jep mundësi për kapjen herët të sëmundjes, trajtim në kohë të saj dhe mbajtje nën kontroll të plotë edhe të pasojave që ajo shkakton. Mjekët e shohin hipertensionin lehtësisht të trajtueshëm në pjesën më të madhe të rasteve. Medikamentet e gjeneratës së fundit dhe antihipertensivët janë gjithmonë e më shumë të tolerueshëm dhe shumë më të pranueshëm nga pacientët, dhe ç’ka është më e rëndësishmja, me më pak efekte anësore .Medikamentet që merren një herë në ditë dhe që mbajnë në kontroll të qëndrueshëm tensionin në 24 orë, janë tashmë të zakonshme.

Mjekët paralajmërojnë se shqetësime të tilla si dhimbja e fortë e kokës, problemet me shikimin, dhimbja në gjoks,vështirësitë në frymëmarrje, rrahjet e çrregullta të zemrës apo edhe gjak në urinë- janë tepër të

rrezikshme për të shkaktuar krizë hipertensive me pasojë goditje në zemër ose tru. Nëse përjetohet një nga situatat e mësipërme, duhet urgjentisht të dejtoheni për kontroll te mjeku kardiolog.

Departamenti i Kardiologjisë Hygeia

Kontakt: 04 23 90 000

 

LEXO TE PLOTE