LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët “braktisin” Bashën/ Asnjë interes për programet e PD-së

12 Prill 2021, 20:30, Politikë CNA
Qytetarët “braktisin” Bashën/ Asnjë interes për

Edhe pse jemi në kohë fushate edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se është jashtë vëmëndjes së qytetarëve.

Në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Ilir Babaramo Basha ka qenë live në rrejtin e tij social facebook dhe tani që interesi i qytetarëve duhet të jetë më shumë se kurrë ai ndiqej nga një numër shumë i ulët qytetarësh, vetëm nga 262 persona.

Duket se premtimet e Bashës dhe programi i PD-së nuk është në interes të  qytetarëve dhe tashmë dëgjohet vetëm nga një pakicë e ngushtë që funksionon brenda PD-së.

Kryedemokrati me gjumin e tij i ka bërë qytetarët të mendojnë se nuk ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë apo për të thënë duke e lënë totalisht në hije./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga