Connect with Us

Pronarin e akuzoi si oligark/ Basha “zapton” kullën në mes të Tiranës

Politikë

Pronarin e akuzoi si oligark/ Basha “zapton” kullën në mes të Tiranës

Publikuar

-

Video-‘Kemi investu për të deri në vdekje’/ Shiheni kush e mbron Lulzim Bashën

Partia Demokratike ka filluar zaptimin e kullave të ndërtuara në Tiranë për të shpalosur sloganin e Aleancës për Ndryshim – PD, slogan ky i vjedhur nga partia e Jozefina Topallit.

Slogani i PD-së “Bashkë për Ndryshim!” është shpalosur mbrëmjen e sotme në një prej ndërtesave përballë selisë blu.

Pronarin e akuzoi si oligark/ Basha "zapton" kullën në mes të TiranësDuket se Basha ka filluar të shfrytëzojë kullat që ndodhen në Tiranë për të bërë sa më shumë përshtypje para qytetarëve, teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndonëse kreu i opozitës bërtet në media dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe pronarit të kësaj kulle, duket se po bëhet palë dhe po “ia rëmben” këto kulla PS-së, duke i shfrytëzuar për interesat e tij.

LEXO EDHE:  Nga Eduard Zaloshnja/ Qarqet ku do të përcaktohet rezultati i zgjedhjeve të prillit

CNA.al ka mësuar se pavarësisht çfarë deklaron Basha në media, kunati i Lulit Erion Isufi ka në pronësi 20% të kësaj ndërtese.

Kreu i PD-së së bashku me kunatin kanë vazhduar të “kapin” “oligarkët” për të cilët nuk kanë lënë gjë pa thënë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha pas çdo dështimi, si zgjidhje ka ata “gjenitë” apo servilët që i rrinë nga pas.

Lulzim Basha është kaq qesharak, kaq i pabesueshëm dhe kaq i konsumuar politikisht sa edhe kur do të bëjë diçka, ka frikë ta bëjë vetë dhe kështu përdor servilët e tij.

Mesa duket i tillë është edhe rasti i Jemin Gjanës.

Jemin Gjana është një nga ish-ministrat katër vjeçar të Berishës, që iku duke “qarë”, sepse ai e hoqi si ministër, nuk e la më në pozicione. I përfolur për shumë e shumë gjëra, Jemin Gjana sot është një ndër “shërbëtorët” e devotshëm të Lulit.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha në vend që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe të mbante përgjegjësitë e tij, ka vendosur të bëjë atë që di më mirë. Të zhvillojë një proces farsë të rizgjedhjes së kryetarit, ku në garë është edhe ai vetë, edhe pse vijon të jetë ai në krye të PD-së.

Pra, Lulzim Basha garon për kreun e kryetarit, ndërkohë që vijon të jetë kryetar.

Por, që Lulzim Basha ta zgjidhë hallin e tij, duket se në ndihmë i vjen Jemin Gjana.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi që në 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Dhe si për çudi, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, është sërish “gjeniu” Jemin Gjana.

Por, pse mund të themi se ai është një “gjeni”?

LEXO EDHE:  Basha në konferencë të jashtëzakonshme/ Edi Rama është njeri i dështuar

LEXO EDHE:  Vjedh portofolin me para dhe makinën e parkuar në oborr/Si e pëson hajduti

Në fakt, Jemin Gjana nuk është asgjë më shumë sesa falsifikatori i shifrave zyrtare dhe vjedhësi i votave të demokratëve, në garën brenda PD-së. Dy herë apo më shumë çertifikues i tyre.

Mjafton të freskojmë pak memorjen dhe të rikthehemi në zgjedhjet për kryesinë e PD në janar të vitit 2019, ku çertifikues i manipulimit ishte pikërisht Jemin Gjana.

Kujtojmë këtu sesi Jemin Gjana, me urdhër të Lulzim Bashës, fshehu listën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesinë.( lexo këtu)

Po ashtu kujtojmë këtu se në dhjetor të vitit 2018, ndërsa PD publikoi procesverbalin me emrat fitues të Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili mbante edhe firmën e Jemin Gjanës, dilte qartë manipulimi që i është bërë zgjedhjeve.

Referuar këtij procesverbali, dokumentin të cilin e shikoni më poshtë, ka dal në pah një manipulim i numrit të votuesve që është më i vogël se fletët e gjetura në kutitë e votimit.

Në procesverbal shkruhet se ka rezultuar se mandatin për të votuar në fillim të procesit, e kanë marrë 4741 persona, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 persona.

Por, si “gjeni” që janë si me magji, nxorën edhe rreth 178 persona, të cilët edhe pse nuk e kanë marrë një mandat në fillim të procesit, në procesverbal rezultojnë se kanë votuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Publikuar

-

Nga

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Stërvitja “Defender 21” do të ketë disa data kur do të jetë e hapur për publikun. Ajo do të udhëtojë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

Datat janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video ku duken trupat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

LEXO EDHE:  Nga Eduard Zaloshnja/ Qarqet ku do të përcaktohet rezultati i zgjedhjeve të prillit

LEXO EDHE:  Foto-“Unë të dua, do vras veten nëse nuk pranon”/ Kush është 26 vjeçarja që abuzoi seksualisht me të miturën në Tiranë

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të marrë prova shtesë në lidhje me pretendimet e PD dhe LSI, për parregullsitë e zgjedhjeve në Berat.

Por për shkak të sasisë së materialeve dhe këqyrjes së tyre me kujdes e kanë shtyrë dhënien e vendimit përfundimtar në lidhje me to ditën e mërkurës.

Aktualisht deri tani KAS nuk ka raportuar se janë gjetur prova aq të rëndësishme sa të ndikojnë në dhënin e vendimit për rinumërim të votave. Gjithashtu në mbledhjen e nesërme do të jepet vendimi për qarkun Gjirokastër dhe më pas do të nis shqyrtimi për ankimimin për qarkun e Vlorës.

LEXO EDHE:  Zhvillimi ekonomik/ Basha zbardh alternativat

LEXO EDHE:  Nga Eduard Zaloshnja/ Qarqet ku do të përcaktohet rezultati i zgjedhjeve të prillit

Përgjigja përfundimtare për kutitë me materiale zgjedhore shtyhet për të mërkurën në mëngjes. Ndërsa ditën e nesërmes KAS do të mblidhet për të diskutuar për kërkesën ankimore të Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS nesër në orën 10:00 do të vijojë seancën për Gjirokastrës dhe për konkluzionet përfundimtare”, tha anëtari i KAS, Elvis Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE