LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorimi i të dhënave nga e-Albania/ Këlliçi: PD do bëj kallëzim në SPAK

12 Prill 2021, 18:04, Politikë CNA
Përdorimi i të dhënave nga e-Albania/ Këlliçi: PD do

Kandidati për deputet në Tiranë, njëkohësisht edhe  drejtues politik i Partisë Demokratike në zonën e Kombinatit, Belind Këlliçi ka komentuar mbi akuzat e hedhura ditët e fundit që Partia Socialiste po përdor të dhënat private të qytetarëve nga portali e-Albania.

Ai shprehet se ky është një dhunim i të dhënave të qytetarëve dhe kjo gjë dënohet me ligj. Sipas tij, PD do të shqyrtojë situatën deh do të bëjë kallëzim në SPAK.

?Ka një përdorim të dhënave nga platforma e-Albania. Kur kam aplikuar për herë të parë rezultoi se numri im i kartës ka një përdorues. E gjitha përdoret për të marrë të dhënat e qytetarëve dhe përdoret për ata database të tmerrshëm.

Po tentohet të duket sikur përdoret nga të dyja palët. Në media ka dalë nja database nga PS për 910 mijë qytetarë ku ka të dhënat personale të tyre. Ky është dhunim i të dhënave personale dhe dënohet me burg. Kjo gjë më kujton periudhën e sigurimit të shtetit. Do doja që kjo energji të jetë përdorur për një punë tjetër.  Më duket si Big Brother ku dikush i ka sytë mbi ty. PD do të shqyrtojë situatën dhe do të bëjë një kallëzim në SPAK. Dyshimi i parë sigurisht bie mbi e-Albania?, u shpreh Këlliçi në një intervistë për Frontline./CNA.al

Lajmet e fundit nga