LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorimi i E-Albania/ Fatmir Mediu: Serveri shtetëror ka kaluar në server partiak

12 Prill 2021, 21:02, Politikë CNA
Përdorimi i E-Albania/ Fatmir Mediu: Serveri shtetëror ka kaluar

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për përdorimin e database të E-Albania ku deklaroi se tashmë nga një server shtetëror që ruan të dhënat, janë kthyer në një server partiak. Ai shtoi se ligji i vitit 2008 përcakton të dhënat personale dhe është i bazuar në mbrojtjen e lirive.

?Nuk është thjesht çështje telefonatash, por baza e të dhënave. Ligji i vitit 2008 kur përcakton mbrojtjen e të dhënave personale është bazuar në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave. Këto nga serveri shtetëror ka kaluar në një server partiak?, u shpreh Mediu.

Gjithashtu Mediu në emisionin “Log” tha se për këtë çështje ka një shkelje të ligjit me qëllim.

?Pra në këtë mënyrë të targeton për të blerë votën, i është marrë karta e identitetit atij që t?i nuk e blen dot me para?, shtoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga