LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD për interes të Bashës ka shitur shqiptarët”/ Topalli: Nuk më tundon karrigia

12 Prill 2021, 21:02, Politikë CNA
“PD për interes të Bashës ka shitur shqiptarët”/

Drejtueja  e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është shprehur se nuk do të bënte kurrë koalicion me Lulzim Bashën, duke shtuar se do të bashkonte forcat me të djathtën.

Ajo shtoi se synimi është të rrëzojë tre kryetarët që sipas saj, janë përgjegjës për situatën në vend. Më tej, ajo shprehet se nuk do të bënte kurrë kompromise për karrigen.

 ?Dashamir Shehi ka qenë një njeri norma me sjellje politike korrekte. Nga Lulzim basha ska pasur asnjëherë ftesa. Karrigja nuk më tundon. Nuk do bëja koalicion me Bashën jo, por me PD po. Ashtu siç ndodh në vendet perëndimore.  Synimi është të largojë 3 kryetarë.

Po flasim për një klasë të korruptuar. Këto 3 persona kanë patur çdo gjë. Mendoj se të tre janë përgjegjës për situatën ku ndodhet Shqipëria.  Degradimi I politikës ka pasur një zhvillim të fortë në dekadën e fundit. Jetojmë në një Shqipëri me varfëri ekstreme. opozita për interesat e kryetarit të saj kanë shitur interesat e shqiptareve.’, u shpreh Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga