Connect with Us

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania/ SPAK nis verifikimet

Aktualitet

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania/ SPAK nis verifikimet

Publikuar

-

Akuzat për tenderin e ushqimeve/ SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve në Tiranë.

Mësohet se është duke u verifikuar nëse ky database është vënë funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet me dije se SPAK do të marrë kopje të të dhënave te e-Albania në Kryeministri për të verifikuar nëse janë te njëjta me ato të publikuara.

LEXO EDHE:  Inceneratorët e plehrave i mbyllin gojën Bashës

Portali Lapsi pretendoi se disponon një kopje databazë me këto të dhëna, që përfshijnë gjeneralitetetm numrin e kartës ID dhe vendin e punës.  Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj  doli në një deklaratë për media, duke akuzuar se të dhënat përdoren për qëllime elektorale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

E akuzuan se mbështet Ramën/ Yuri Kim: Po bëj detyrën, jam e drejtpërdrejtë

Publikuar

-

Nga

E akuzuan se mbështet Ramën/ Yuri Kim: Po bëj detyrën, jam e drejtpërdrejtë

Shumë politikanë dhe analistë kanë ngritur akuzat se ambasadorët e BE apo SHBA mbështesin kryeministrin Edi Rama.

Për këto akuza është pyetur mbrëmjen e sotme edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila tha se ajo po bën vetëm detyrën e saj.

E dini, njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe mendoj që kur zhvillohen zgjedhje, ka festim, por ka edhe zhgënjim, por është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime të hapura për çfarë ndodhi dhe se cila është rruga përpara. Unë për vete, e di cila është detyra ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur vjen fjala te kjo, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo ka qëlluar të jetë zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

Duke u përpjekur të shpjegojë se përse janë ngritur këto aludime, Kim deklaroi se njerëzit ndonjëherë kërkojnë për kuptime të fshehura në deklaratat e saj.

LEXO EDHE:  Ka përfituar shtetësinë angleze/ Nis verifikimi për 43-vjeçarin

LEXO EDHE:  Nëser dita e parë e punës për SPAK/ Gent Ibrahimi prezanton kreun e institucionit

“Mendoj që njerëzit ndonjëherë kërkojnë për kuptime të fshehura ndërkohë që mendoj se jam mjaft e drejtpërdrejtë dhe e qartë. Kur them diçka, njerëzit e interpretojnë si mbështetje për një palë; kur them diçka tjetër, thonë, epo qenka me palën tjetër. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Jam shumë e drejtpërdrejtë, Blendi, siç e dini, dhe nëse dua të them diçka në emër të Shteteve të Bashkuara, mendoj se jam mjaft e qartë”, theksoi diplomatja amerikane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ankesat ndaj gjyqtarëve e prokurorëve/ Kreu i ILD-së, paralajmëron masa të forta

Publikuar

-

Nga

Ankesat ndaj gjyqtarëve e prokurorëve/ Kreu i ILD-së, paralajmëron masa të forta

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka bërë një bilanc të punës së këtij këtij institucioni gjatë këtyre 15 muajve.

I ftuar në Top News, Metani tha se deri tani janë kryer e verifikuar një numër i madh ankesash nga institucionet e mëparshme.

“Janë 3000 ankesa, ku ka shkuar te 1000 ankesa të trajtuara. Janë 7 kërkesa për masa disiplinore për gjyqësorët e dy për prokurorët”, tha Metani.

I pyetur nëse është me ë lehtë tani që të shkarkohet një gjyqtar apo prokuror, kreu i ILD-së tha: “Asnjëherë nuk është e lehtë, se e tillë është figura e gjyqtarit e prokurorit. E synimi i këtij institucioni nuk është të heqë dikë, por gjetja e problematikave dhe zgjidhja e tyre. Nuk është qëllim në vetvete masa disiplinore, por gjetja e së drejtës”.

Gjithashtu Metani tregoi edhe hapat që një qytetar duhet të ndjekë për të shkuar deri te hetimi i një prokurori.

LEXO EDHE:  Inceneratorët e plehrave i mbyllin gojën Bashës

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ PD dorëzon nesër kallëzimin penal në SPAK

“Nëse një qytetar ka ankesë për një gjyqtar, i drejtohet zyrës së ILD-së. Qytetarët mund t’i drejtohen ILD-së përmes faqes së internetit, mund të dërgojnë ankesën me postë, por edhe mund të paraqiten në zyrë. Pasi merret kjo ankesë, kalohet nëpër filtrat ku verifikojmë e hetojmë”, shpjegoi kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Gjatë kësaj interviste, Metani tregoi edhe masat e tjera që mund të merren për prokurorët e gjyqtarët, përveç shkarkimit të tyre.

“Ka masa si nga më e ulëta, vrenjta kompetenciale, publike, transferimi i gjyqtarit e deri te shkarkimi i tyre”, tha Metani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gerta Metaj: Pajisja PEI, dështimi më i madh i këtyre zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Gerta Metaj: Pajisja PEI, dështimi më i madh i këtyre zgjedhjeve

Gerta Metaj, drejtuesja e organizatës që monitoron zgjedhjet, ka folur për dështimet që janë vënë re në këtoi zgjedhje.

Metaj tha se dështimi më i madh i zgjedhjeve ishte pajisja elektronike e identifikimit (PEI). Ajo deklaroi në Euronews Albania se e vetmja pajisje që ishte më korrekte ishte ajo e votimit dhe numërimit elektronik në KZAZ-në 40.

“I vetmi që ne prisnim të kishte ndonjë problem ishte votimi dhe numërimi elektronik në KZAZ-në 40. Ai tregoi që ishte më korrekti dhe ndoshta duhet të merret si model që të paktën intensifikohet në zonat urbane, meqënëse opozita ka merakun se në zonat rurale mund të ketë srish vazhdim, por ta ndajnë mendjen do ta kemi për të shmangur gabimet e komisionerëve. Duhet ta ndajnë mendjen partitë politike”, theksoi drejtuesja e organizatës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE