Connect with Us

“Njëqind dështimet e Ramës”/ Basha: Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni

Politikë

“Njëqind dështimet e Ramës”/ Basha: Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni

Publikuar

-

“Do të bëhesh kryeministër, nuk lëviz nga vendi!”/ Basha kapet me Fevziun, i frikësohet matematikës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur tek premtimi i për vendosje vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim? Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Publikuar

-

Nga

Meta kërkon të shmangë Komisionin Hetimor/ Flet për çështjen e pastrimit të parave

Ilir Meta i përgjigjet Komisioni Hetimor lidhur me ftesën për tu paraqitur në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në letrën e tij, presidenti Meta thekson se kërkesa, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Sipas tij Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret , i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron nga Lezha shkarkimin e një tjetër drejtori të rëndësishëm/ Denoncimi i qytetarit

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/Dështimi i filozofisë së Sorosit në Shqipëri!

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE