Connect with Us

Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH mesazh besimtarëve

Sociale

Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH mesazh besimtarëve

Publikuar

-

Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë.

Spahiu uron që ky muaj të jetë muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër më 13 prill, është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.
Rrugëtimi ynë i përbashkët për të arritur kënaqësinë e Zotit kërkon motivim të lartë.
Ju ftoj që të jemi më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara!
Të nderuar besimtarë!

Çdo adhurim gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen.
Duke u frymëzuar nga këto synime fisnike, uroj nga zemra që ky muaj të jetë muaj i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit, më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, thuhet në mesazhin e Spahiut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rriten temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar, sipas MeteoAlb.

 

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi  deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Me ardhjen e pranverës, kërkojmë t’i rikthehemi plazheve të bekuara të këtij vendi por ende moti nuk është i stabilizuar.

Kështu, masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, ditën e enjte reshjet parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit.

Shiu dhe shtrëngatat në këtë periudhë të vitit bien në kohë të shkurtër dhe kanë tendencën të prekin lokalisht një territor.

LEXO EDHE:  Adrian Gurma mesazh mbështetjeje stafit shëndetësor/ “E sigurt që do ta gjunjëzojmë COVID-19”

LEXO EDHE:  “Nuk i treguam se do na mbyllnin derën”/ Moderatorja italiane mesazh prindërve të mjekëve shqiptarë

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Eksperti rrugor/ Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Publikuar

-

Nga

Eksperti rrugor: Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Aksidentet rrugore në vend kanë njohur rritje shqetësueseVetëm në 6 ditë, nga data 10 deri me 16 maj kemi pasur 43 ngjarje rrugore me 4 te vdekur 3 të plagosur rëndë.

Eksperti rrugor Arben Luzi tha për Euronews Albania se tejkalimi i shpejtësisë është nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas tij, nisur nga ky fenomen nga ana e policisë duhet të merren masa ndëshkimore më të rrepa me pezullim të lejeve të drejtimit për persona që ecin me shpejtësi tej normale të lejuara duke u bërë burim aksidenti.

“Edukata në fushën e qarkullimit rrugor po bie, ndëshkimi duhet të jetë më i madh. Duhen pika kontrolli në ato që quhen njolla të errëta dhe të pezullohen lejet e drejtimit për ata që ecin me shpejtësi, që është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

LEXO EDHE:  Zbulon tradhtinë, ja mënyra interesante që zgjedh djali për t’ia thënë të dashurës

LEXO EDHE:  “Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta”/ Mesazhi i Metës për 8 Marsin

Eksperti rrugor u shpreh se prania fizike e patrullave të policisë në rrugë ka një ndikim pozitiv që i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për të shmangur shkeljet e normave të qarkullimit rrugor./euronews

LEXO TE PLOTE