Connect with Us

Nga vizita në Shqipëri dhe pjesëmarrja tek Kënga Magjike/ Mesazhi i Valeria Altobellit, yllit të televizionit italian

Showbizz

Nga vizita në Shqipëri dhe pjesëmarrja tek Kënga Magjike/ Mesazhi i Valeria Altobellit, yllit të televizionit italian

Publikuar

-

Nga vizita në Shqipëri dhe pjesëmarrja tek Kënga Magjike/ Mesazhi i Valeria Altobellit, yllit të televizionit italian

Valeria Altobelli është një modele, aktore, këngëtare dhe yll televizioni shumë e njohur në Itali. Që në moshë të vogël ka studiuar për piano, kitarë, solfezh dhe kanto. Në teatër dhe kinematografi njihet për sukseset në “Una note da Scare”, “Tiramisu”.

Në vitin 2004 është shpallur fituese e “Miss World Italy” dhe në spektaklin “Miss World” ka kënduar me Lionel Ritchie. Në show-n “Tale e Quale Show” në vitin 2017 u shpall fituese.

Pas këtyre ekesperiencave Valeria vijon të jetë pjesë e televizionit, në Rai dhe Mediaset por gjithashtu vijon të jetë e angazhuar me pjesë artistike ku përfshihet kinematografia apo muzika.

Në një intervistë emocionuese me CNA.al, Valeria ka shprehur se çfarë i pëlqeu më shumë nga Shqipëria, pse vendosi të konkurronte tek “Kënga Magjike” dhe nuk mungoi as shprehja e dashurisë dhe mirënjohjes për shqiptarët në gjuhën shqipe.

Më poshtë do të gjeni intervistën e plotë me Valerian, një yll i televizionit italian.

Intervista e plotë 

1-Si ndihesh në Shqipëri? Është hera e parë që e viziton?

Ndihem e lehtësuar në Shqipëri, nga momenti që zbres në aeroportin me emrin e Nënë Terezës, një figurë shumë e dashur për Italinë dhe zemrën time. Populli shqiptar është i mrekullueshëm dhe plot me vlera dhe ndjenja dhe na do kaq shumë ne italianëve. Kam vizituar të gjithë Ballkanin gjatë jetës time dhe është hera e dytë që vizitoj këtë tokë të mrekullueshme. Gjithmonë më ka prekur me dashurinë dhe afeksionin dhe dua t’iu them faleminderit të gjithë popullit shqiptar, me gjithë zemër!

2-Ju keni një karrierë shumë të suksesshme në Itali, përse zgjodhët Shqipërinë dhe Këngën Magjike për të konkurruar?

Isha e ftuar nga Ardit Gjebrea, një njeri i jashtëzakonshëm, i thjeshtë dhe plot talent. I dua kompeticionet ndërkombëtare sepse mësoj gjithmonë shumë prej tyre. E kam pranuar menjëherë ftesën pasi e di që ky është një festival shumë i rëndësishëm, plot me artistë të mëdhenj dhe këngë të mrekullueshme. Kështu që është një nder për mua të jem e nominuar në kategorinë “Big International” në festivalin e mrekullueshëm Kënga Magjike.

3-Si ka qenë pritja? A ishin shqiptarët ashtu siç e kishit menduar?

Pritja ka qenë e mrekullueshme, madje mbi pritshmëritë! Në fund të performancës sime mora një ovacion të madh që më emocionoi shumë! Shumë zonja të audiencës më ndaluan pasi këndoja, me lot në sy, duke më falënderuar që kisha sjellë kaq shumë emocione. Por sigurisht këto emocione të mrekullueshme mi dhuruan edhe mua shqiptarët.

4-Si fillim karrierën tuaj e keni nisur në kompeticionin Miss Italia? Po muzika dhe aktrimi janë thjesht një pasion apo një profesion për ju?

Kam studiuar muzikë dhe aktrim që në moshën 6 vjeç. Në fillimet e mia kam studiuar solfezh dhe tastierë. Më vonë kam kënduar në piano dhe opera. Pastaj kitarë. Në të njëjtën kohë kam ndjekur gjithmonë teatrin dhe studimet për aktrim. Në të vërtetë merresha me këndim dhe para se të fitoja Miss World. Kjo eksperiencë e madhe botërore në Kinë erdhi në moshën 20 vjeçare ndërsa unë këndoja, luaja në instrumente, dhe aktorja që nga mosha 13 vjeç. Pas Miss World u hapën dyert e modës dhe televizionit.

5-Nuk e di sa i keni ndjekur festivalet në Shqipëri, a janë në një standart me ato italiane apo të huaja?

Secili prej tyre sjell tek “Kënga Magjike” historinë e tij personale, vendin e tij, mënyrën e tij të të shprehurit. Ende nuk janë prezantuar të gjitha këngët, por vë re një nivel muzikor dhe artistik shumë të lartë! Jam shumë krenare që po prezantoj Italinë në këtë ylber emocionesh! Artistët marrin pjesë prej vitesh në “Këngën Magjike” dhe tani e kuptoj dhe arsyen pse. Nuk është e lehtë të gjesh kaq shumë profesionalitet, pasion dhe konkurrencë. Është një botë magjike.

6-Çfarë ju mungoi në skenën italiane që e gjetët në Shqipëri?

Emocionet e mëdha të shoëve të shtunave në mbrëmje, dhe këtë e kam gjetur në Shqipëri. Ndoshta Italia në këto momente është pak e lodhur, ndërkohë që në Shqipëri kam gjetur dëshirën të dilja dhe të krijoja një shfaqje magjike, ëndërr, nga të gjitha këndvështrimet! Në Itali, shfaqje të tilla nuk shihen më. Mbase festivali “Sanremo” ka akoma këtë atmosferë “ëndërr”, e cila shpresoj se së shpejti do të kthehet edhe në Italinë time të dashur!

LEXO EDHE:  Aktorja e njohur transformohet gjatë sheshxhirimit

7-Do të qëndroni gjatë ?

Me dëshrën e Zotit dhe nëse ju më votoni duke nisur nga e hëna, 12 prill në site www.kengamagjike.com do të kthehem në Magji, për fazat gjysmëfinale dhe finale! Kështu që gjithçka është në duart tuaja.Votoni Valeria Altobelli më këngën “Anima Semplice”. Faleminderit!!! Ju dua!!!

8-Duke qenë se ju keni një fondacion që është në mbështetje të grave që janë të dhunuara, cila është këshilla që iu jep më së shumti atyre?

Ishte një gjë shumë e bukur që Arditi donte të theksonte në prezantimin tim. Unë me të vërtetë e vlerësova, sepse gratë në audiencë u prekën për këtë çështje. Unë i këshilloj gratë të flasin, të shfryhen, në mënyrë që të sqarojnë të gjitha problemet dhe dhimbjen që ndiejnë në zemër. Mos ki turp! Ka njerëz të gatshëm për të ndihmuar, për të ndarë këto emocione, edhe nëse ato janë negative. Dhe unë jam e para që e bëj këtë! Unë jam nënë e një djali, kështu që ne duhet të përpiqemi t’i edukojmë fëmijët të duan dhe të respektojnë që në moshë të vogël. Vetëm me dashuri mund të parandalohet urrejtja!

9-A jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar për faktin se një vajzë e bukur arrin të jetë kaq e suksesshme?

Fleminderit nga zemra për këtë kompliment! Me siguri është më e vështirë të provosh se ke talent dhe tru kur je edhe i bukur. Por, siç më ka thënë një mik im i vjetër, “të gjithë shohin tek njerëzit atë që duan të shohin”. Kështu që duhet të sillesh mirë dhe të jesh vetvetja. Gjithçka tjetër vjen vetvetiu .

10-Cili është komenti më negativ që keni dëgjuar për veten dhe si reagoni kur hasni të tilla?

Unë dua të bëj shumë gjëra! Por unë jam një person vullkanik që kam një dëshirë të madhe për të bërë dhe për të mësuar. Kështu që më pëlqen ta kanalizoj këtë energji në qëllime dhe rezultate që duhen arritur! Të jesh i plotë është një gjë e bukur dhe atëherë ka gjithmonë diçka për të mësuar dhe bërë në këtë përvojë të bukur të quajtur jetë!

11-Çfarë prisni nga Kënga Magjike?

Nga Kënga Magjike pres një përvojë të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme. Unë pres shumë dashuri dhe mbështetje nga populli i bukur shqiptar. Ne artistët kemi ndaluar me koncerte për më shumë se një vit dhe kjo përvojë e mbush zemrën time me kaq shumë gëzim dhe kaq shumë pozitivitet. Dhe pastaj mbase do të vij të punoj në Shqipëri dhe të bëj shumë koncerte! Dua të mësoj sa më shumë nga kjo tokë e pabesueshme, plot histori dhe vlera!

12-A ka ndonjë motiv që do t’iu kthente sërish në Shqipëri?

Mbase vetëm muzika! Dhe projekte të reja dhe projekte njerëzore që shpresoj me gjithë zemër të më bëhen të vërteta! Unë dua të mësoj kaq shumë nga një popull kaq i madh! Në TV Klan gjeta profesionistë të shkëlqyeshëm në të gjithë sektorët. Së pari Ardit Gjebrea i madh nga i cili kam shumë për të mësuar! Dhe pastaj do të doja të kthehesha në Kënga Magjike çdo vit. Kjo do të ishte shumë e mrekullueshme!

13-Së fundi, çfarë mesazhi do t’iu jepni të gjithë shqiptarëve?

Faleminderit! Faleminderit! Dhe më mbështesni duke votuar për mua në faqen e internetit www.kengamagjike.com nga e hëna 12 Prill për një javë. Kështu që ju do të më jepni shansin e madh për të realizuar ëndrrën time dhe për t’u kthyer në finalet e festivalit në Maj! Të dua Shqipëri! Faleminderit!/ CNA.al

Nga vizita në Shqipëri dhe pjesëmarrja tek Kënga Magjike/ Mesazhi i Valeria Altobellit, yllit të televizionit italian
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Ledri Vula gdhend në trup tatuazhin e radhës/ Dedikim kushtuar vajzës

Publikuar

-

Nga

Reperi i njohur Ledri Vula para disa muajsh është bërë baba për herë të parë me një vogëlushe të cilës i vëndosën emrin Poem Blu.

Vula është gjithmon në qendër të publikut për këngët e tij por edhe për pushimet luksoze që ai bën. Pak ditë më parë Vula së bashku me bashëshorten e tij Sara Hoxhën dhe vajzën e vogël shijuan Dubain.

Reperi nuk njihet si fans i tatuazheve por për të treguar dashurinë e madhe ndaj vajzës së tij ai ka realizuar një tatuazh me emrin e saj në krah.

Ai ka shkruar thjeshtë fjalën “Poem”, e cila është pjesa e parë e emrit të vajzës së tyre.

LEXO EDHE:  FOTOT-7 muaj pas lindjes/ Ylli i televizionit tregon linjat perfekte që do t’iu lënë gojëhapur

LEXO EDHE:  Modelja më provokuese e momentit/ Fotot më të nxehta të Abigail Ratchford

Ndërkohë që ngjyrosja e tatuazhit është bërë me ngjyrë blu, të marrë me shenjën e gishtërinjve të më të voglës së tyre.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për tatuazhin e ri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kriset marrëdhënia me Ledjanën/ Mevlani: S’jam askush për atë

Publikuar

-

Nga

Ledjana dhe Mevlani janë një nga çiftet më të pëlqyer në emisionin Përputhen. Ditën e sotme prezantuesja Bora Zemani bëri me dije se konkurentja nuk ka pranuar që të bëjë një takim romantik me Mevlanin apo të takojë familjarët e tij.

Ajo është shprehur se nuk ka bërë ndonjëherë si e dashuruar dhe shton se mund ti thuash dikujt të dua, por edhe mund të ndahesh.

Më tej, Mevlani u shpreh se tashmë nuk i beson më 100% asaj dhe shprehet se ndoshta për të ai nuk është askushi. “Ti po hedh poshtë të gjitha duke thënë u zgjova në mëngjes dhe i thash të dua. Thua nuk kam bërë si e dashurua. Ndoshta për ty nuk jam askushi”, tha Mevlani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ledjana pjesë e familjes/ Mevlani përlotet nga surpriza e së ëmës

Publikuar

-

Nga

Konkurenti i Përputhen Mevlan Shaba ka një lidhje shumë speciale me mamanë e tij. Ditën e sotme në emision u transmetua një mesazh. ku ajo  shprehet se konkurentin e ka pasur gjithmonë mbështetje. Ajo ka folur edhe për Ledianën dhe shprehet se  do ti mësojë gatimet e preferuar të tij.

Pas kësaj videoje Mevlani u prek duke u shprehur se është i lumtur që ajo është e qeshur.

LEXO EDHE:  Një “bombë” si Belen Rodriguez/ Modelja poston foton që të lë pa fjalë

LEXO EDHE:  Bukuroshja e klipeve shqiptare/ Kjo është modelja gjermane që do t’iu lërë pa mend me pozat e saj

“Falë Mevlanit jam bërë dhe unë i famshëm. Cilido të jetë zgjedhja e tij unë do ti tregojë gatimet që ka qejf Mevlani. Nëse ai është i lumtur jam edhe unë. Lediana më pëlqen shumë. Dhuratën e Ledianës e ka ruajtur ke dhoma e tij.”, shprehet mamaja e tij./CNA.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

 

 

LEXO TE PLOTE