LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Në libër për gjyshin

12 Prill 2021, 18:37, Opinione CNA
Nga Mitro Çela/ Në libër për gjyshin

-Kujtim për vëllain: Doktor Polikronin.-

Nëntor 2017. Polikroni, unë dhe Ezmerka, u ulëm tek ?Strofka e ariut?. Më thotë Polikroni:

-Më ka lindur ideja të bëj një libër ?Gjyshi dhe fëmija?…Personazh do të të kam ty,-qeshi Polikroni-Ti  e thua vetë: Jam gjyshi më i mirë në Tiranë.

-Ide e bukur,-tha Ezmerka.-Mitroja më shumë ngatërron se sa edukon?!

-Dje një gjysh më solli nipin në klinikë. Me kollë. Fëmija ?avullonte?. E vizitova. I bllokuar. Nisa të shkruaj recetën. Më thotë gjyshi:

-Ne jetojmë në Milano. Në Itali, doktorët kurrë nuk japin antibiotikë. Po shkrove antibiotikë, unë do e gris recetën?!

-Kam qënë një vit për specializim në Itali. Në e do djalin të shërohet: Shko në farmaci…U largua i thartuar…

Një ditë më vonë u rikthye me lot në sy: -Djalin e shtruam me urgjencë në spitalë.

Doktor Polikroni më 11 mars 2018 u nda nga jeta. Po libri? Fola me Mirelën, vajzën e Doktorit:

-Them që e ka nisur librin,- tha Mirela. -Të rrëmojmë. Unë mes shënimeve. Ti në internet.

Nuk jam shumë i dashuruar pas email. Kisha javë pa ?kullotor?. Shkrova adresën. U befasova?!Gjeta një mesazh. Ma kishte dërguar në fillim të shkurtit Polikroni:

I dashuri Mitro! Më kërkove librin: ?Gjyshi dhe fëmija?. Kam nisur nga puna. Ja disa teza.

1.Gjyshi për një përqafim, nuk ja kursen nipit ?Coca-Cola? dhe patatinat. Fëmijve u ?pëlcasin? faqet. Obeziteti është sëmundje e shekullit.

2.Në klinikë. Erdhën. Nënë e bijë.

-Natën temperatura kaloi 39 gradë. -,tha nëna.-Na lujti tepeleku i kokës. Shyqyr Zotit. Jetoj me mamanë. E leu me uthull. Pastaj kompresa me ujë me kripë?

-I ra temperatura?-Pyeta.-

-Pse nuk e fute në shëllirë?-Shtova me ironi.-

Zonja mbështolli fëmijën duke thënë:

-Nuk vlejnë këshillat tuaja, përpara përvojës së mamasë sime.Ka rritur 6 fëmijë…

Dy ditë më von. Fëmija rrezikojë jetën… U shtrua në spitalë…

Morali: Në shumë raste pediatri ka pacient edhe prindërit?! Bile jo rrallë gjyshi është më i sëmurë.

3.Fëmija kockë e lëkurë. Pashë kartelën. Kishte lindur katër kile. Tani peshonte tre kilogram.

Fëmija kishte ?ngrënë? vetveten.

-Me se ushqeni fëmijën?

-Me gjithë të mirat. Menunë ja përgatit mamaja: mualebi. Trahana. Përshesh. Qull…Por çudi: Djali nuk ka oreks?…Më jep antibiotikë?!

-Kini vezë?!…

-Me bollëk…

-Po qumesht?

-Sigurisht…-

-Djalit jepini vetëm vezë dhe qumësht. Kjo është receta për ju. Pas dy javëve ra telefoni:

-Doktor! Djalin e kam si koqe mollë…

4.Viti 1986. Në Dibër ishte rritur vdekshmëri në fëmijë. Alarm! U nis një ekip nga Tirana. Isha edhe unë. Fshat më fshat.

Skandal! Kudo fëmijë rakitikë. Nënat nuk kishin me se ti ushqenin.

U organizua një seminar. Shefat me ?nishane? vunë në grykë të topit mjekët: Të pa aftë. Dembelë. E kanë mëndjen të kthehen në Tiranë?!

Ngrihet një grua nga salla. Zbërtheu bluzën. Nxorri gjoksin:

-Shikoni! Zhapë! Që të kem qumësht për djalin, duhet të ha!…

…Heshtje varri. Për pak çaste…Pastaj sulm për gruan me gjoksin drasë…

-Në darkë, -shkruan Polikroni,- më ftojë në shtëpi Xhelil Gjoni, sekretari i parë i Partisë.

-Doktor: pse vdesin fëmijët?

-Për një kokërr vezë dhe një gotë qumësht?!…Mos u bini në qafë mjekëve?!

Mbylla kompjutërin…Mu duk sikur libri ?Gjyshi dhe fëmija? po ?gatuhej? në parajsë nga Polikroni…/CNA.al

Lajmet e fundit nga