LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

12 Prill 2021, 20:31, Politikë CNA
“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u bëri apel ndërkombëtarëve të reagojnë fuqishëm për skandalin e vjedhjes së të dhënave.

I ftuar ne Syri tv, Shehi pohoi se edhe intelektualët nuk duhet të heshtin pasi vendi po rrëshket në diktaturë.

“Mundësitë e  së opozitës  për një fitore në 25 prill janë reale edhe përtej akrobacive të Edi Ramës. Ai gabon kur mendon se kontrollon qytetin. Humbja në Tiranë  do jetë e thellë. Ai mendon se duke i rrjeshtuar vartësit dhe qytetarët ato fiton.

Brenda këtyre të dhënave është edhe gënjeshtra e qytetarit, pasi ai do hakmerret për keqqeverisjen. Në Tiranë marrim 20 mandate. Ditën që fitojmë Tiranën, kjo çështje është mbyllur. Në shkallë kombëtare marrim 75 mandate. Vjedhja e të dhënave tregues I tendecës së degjenerimit të institucionit.

Ky nuk është dhunimi i një Ministri nga një drejtor, është një dhunim masiv. Janë 2 mijë qytetarë që duan të dijnë çfarë bëjnë 900 mijë qytetarë.Po kthehemi në komunizëm tek operativi I zonës, tek shqiptarët tashmë ka një frikë.Këto intelektualët duhet të reagojnë, si do ta shkruajnë librin ata kur ai I PS  e di çfarë ka në libër. Ndërkombëtarët të reagojnë mos të na bëjnë leksione demokracie.  Ata duhet të shkruajnë për këtë skandal.Kjo bandë duhet shkatërruar me votë masive?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga