Connect with Us

Mesazhet e fushatës, si po kërkojnë kandidatët votën e 25 prillit?

Politikë

Mesazhet e fushatës, si po kërkojnë kandidatët votën e 25 prillit?

Publikuar

-

Mesazhet e fushatës, si po kërkojnë kandidatët votën e 25 prillit?

Në një fushatë aspak të zakonshme, për shkak të pandemisë së covid 19 dhe ndalimit të grumbullimeve, kandidatët nga të gjitha subjektet politike, kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i kërkuar qytetarëve votën e 25 prillit.

Stafi i kandidates së PS Ermonela Felaj, e cila nga qarku i Beratit këtë herë kandidon në Tiranë, ka shpërndarë derë më derë disa fletëpalosje ku qytetarët kanë mundësi të njihen me formimin e saj, si dhe backgroundin politik.

Ajo fton qytetarët të votojnë numrin 12 për partinë dhe 13 për kandidatin, pozicion në të cilin është vendosur në listë.

Më fto për kafe është nisma e kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Agron Shehaj me të cilën synon  të takohet me qytetarët për të njohur nga afër problemet por edhe idetë e tyre.

Nga nisja e fushatës, telefonatat nga zyrat e subjekteve të ndryshme zgjedhore janë bërë të shpeshta. Telefonuesit, kërkojnë pak kohë për të njohur me kandidatin e tyre dhe për të marrë informacion nëse jeni mbështetës i tij .

Përdorimi i rrjeteve sociale është një tjetër mënyrë për të shpërndarë ofertën politike.

Eduart Shalsi, është i 18 në listën e kandidatëve të partisë socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në facebook ai kërkon mbështetjen për numrin 18,  madje në fund kërkon që qytetarët t`i lënë edhe numrin e telefonit.  

Të rinj të partisë demokratike, janë parë gjatë këtyre ditëve të trokasin në dyert e banesave të qytetarëve, duke u prezantuar nga vijnë dhe duke kërkuar informacion mbi numrin e votuesve, qendrën e votimit , sipas dëshirës edhe prirjen e votës.

Të tjerë kandidat po aplikojnë dërgimin e mesazheve në telefon.

I tillë është rasti i kandidatit Xhemal Qefalia, por edhe kandidatëve nga forca të tjera politike.

Përpara nisjes së fushatës elektorale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes një njoftimi për shtyp, deklaroi se po ndjek me vëmendje veprimtaritë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Në njoftim thuhet se zyra e Komisionerit, po e monitoron situatën në vijimësi dhe do të vlerësojë çdo rast të cenimit të të drejtave të subjekteve të të dhënave personale si dhe nxit të gjithë qytetarët të jenë të ndërgjegjësuar për ushtrimin në praktikë të të drejtave të tyre, që garantohen nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, duke denoncuar çdo rast të keqpërdorimit të tyre./euronews 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se hapja e kutive të Beratit ka faktuar masakrën zgjedhore, siç e quan ai 25 prillin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se janë evidentuar me dhjetëra raste të votimit të dyfishtë. Ndërkohë, sipas tij, KQZ ka futur duart në kutitë e materialeve zgjedhore.

Regimi i plotë:

Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit!

Dhjetëra raste te votimit te shumefishte!

19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drejtimin e PD, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemoratit Basha, ku tha se shpresa që ai ngjallte të shqiptarët vlente sa një thes miell, ndaj dhe qytetaret nuk e besuan.

I ftuar në Report tv, ai tha se Basha e ka djegur mundësinë e tij për të kandiduar sërish, ndërsa përmendi dhe kauzat që ai ka lënë në mes, që sipas tij e bëjnë të pabesueshëm për qytetarët.

Një politikan nuk ka çfarë të provojë më se provoi dy herë dhe dështoi. E ka mbyllur ciklin e tij politik.

Basha e ka djegur mundësinë e kandidimit në aspektin moral. Njerëzit ishin mësuar se 8 mandate dhe ndërron pushtetin.

Ky vend ka nevojë për njerëz që nuk lënë kauza në mes, që nuk i braktisin, nuk shpikin kauz për të forcuar veten.

Pse nuk e besuan njerëzit Lulzim Bashën, ishte i pabesueshëm, sepse një kauz e lënë përgjysme i jep një shembull të keq qytetarit.

Qytetarët e shëkmëbyen Lulzim Bsshën me një thes me miell, spese shpresa e Lulzim Bashës sa një thes miell vlente”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, tha Gjana.

LEXO EDHE:  “Ethet” e zgjedhjeve/ Sa të besueshme janë sondazhet në Shqipëri?

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/ Meta nuk vonoi me dekretimin e datës së zgjedhjeve

Ditën e sotme grupi ‘Për PD-në’ reagoi në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sipas Grupit “Për PD” nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE