LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

12 Prill 2021, 19:45, Politikë CNA
Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 ?Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga