LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largohet Mërgjyshi, Besa zgjedh trajnerin e ri

12 Prill 2021, 19:22, Sport CNA
Largohet Mërgjyshi, Besa zgjedh trajnerin e ri

Artan Mërgjyshi dha dorëheqjen nga drejtimi i Besës, pas humbjes ndaj Egnatias me rezultatin 0-2. Nuk kanë kaluar as një ditë dhe klubi kavajas ka zgjedhur pasuesin e 52-vjeçarit.

Ndriçim Kashami ka arritur marrëveshjen me presidentin dhe pritet që nesër të zbresë në fushë dhe nis zyrtarisht stërvitjen. Bëhet fjalë për një rikthim, kavajasi një sezon më parë ka qenë trajner i verdhezinjve, teksa pritet të përfundojë këtë sezon dhe të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri.

Objektivi i Besës ishte ngjitja në Kategorinë Superiore, por ky objektiv nuk u arrit, duke sjellë edhe dorëheqjen e Mërgjyshit.

Lajmet e fundit nga