Connect with Us

“Kukull në duart e Berishës dhe Metës”/ Mburret Basha: Kryetari jam unë dhe i vetmi

Politikë

“Kukull në duart e Berishës dhe Metës”/ Mburret Basha: Kryetari jam unë dhe i vetmi

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokartike, Lulzim Basha është shprehur optimist sa I takon zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Basha thekson se janë të shumtë anëtarët e Partisë Socialiste të cilët do të votojnë opozitën aktuale.

Sipas tij, qeveria ka dështuar në 8 vjet në të gjitha fushat përfshirë shëndetësinë dhe arsimin. Për Bashën, në 25 prill qytetarët do të votojnë kundër varfërisë dhe braktisjes.

“ Ky është  ndryshimi themelor. Unë po zhvilloj një fushatë normale që do të sjellë në qendër të vëmendjes shqiptarët. Problemet e këtyre 8 viteve po kërkojnë zgjidhje, 25 prilli do të jetë një ditë ku shqiptaret do të votojnë për hallet që kanë pllakosur, rininë, shëndetësinë, arsimin. A vazhdohet ,më si këto 8 vite, me tullumbace elektoralë para zgjedhjeve apo ka ardhur kohë për të ndryshuar”, u shpreh Basha.

Basha në një intervistë për Report Tv, ka komentuar mbi akuzat e Ramës që ai është një kukull në duart e Berishës dhe Metës.

LEXO EDHE:  Basha vijon “Turin e Shpresës”/ Ku do zhvendoset sot kryedemokrati

Sipas tij, kryetari është ai dhe se vendimet i merr vetë. Më tej, ai shton se Rama ka pasur pushtet më shumë se çdo njeri tjetër që nga koha e Enver Hoxhës.

 “Kjo është një pyetje që përgjigjen e ka marrë. Kryetari jam unë një dhe vetëm një. Ke qeverisur për 8 vite dhe ke pasur aq pushet si askush që nga Enver Hoxha dhe çfarë bëre këto 8 vite. Përgjigjja është pothuajse asgjë. Shqiptarët do të dinë të votojnë me votën për ndryshimin dhe do  të dinë të vlerësojnë edhe këtë kulturë të re politike, ku në fushate shkohet më program.”, u shpreh Basha/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha pas çdo dështimi, si zgjidhje ka ata “gjenitë” apo servilët që i rrinë nga pas.

Lulzim Basha është kaq qesharak, kaq i pabesueshëm dhe kaq i konsumuar politikisht sa edhe kur do të bëjë diçka, ka frikë ta bëjë vetë dhe kështu përdor servilët e tij.

Mesa duket i tillë është edhe rasti i Jemin Gjanës.

Jemin Gjana është një nga ish-ministrat katër vjeçar të Berishës, që iku duke “qarë”, sepse ai e hoqi si ministër, nuk e la më në pozicione. I përfolur për shumë e shumë gjëra, Jemin Gjana sot është një ndër “shërbëtorët” e devotshëm të Lulit.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha në vend që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe të mbante përgjegjësitë e tij, ka vendosur të bëjë atë që di më mirë. Të zhvillojë një proces farsë të rizgjedhjes së kryetarit, ku në garë është edhe ai vetë, edhe pse vijon të jetë ai në krye të PD-së.

Pra, Lulzim Basha garon për kreun e kryetarit, ndërkohë që vijon të jetë kryetar.

Por, që Lulzim Basha ta zgjidhë hallin e tij, duket se në ndihmë i vjen Jemin Gjana.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi që në 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Dhe si për çudi, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, është sërish “gjeniu” Jemin Gjana.

Por, pse është mund të themi se ai është një “gjeni”?

LEXO EDHE:  Basha vijon “Turin e Shpresës”/ Ku do zhvendoset sot kryedemokrati

LEXO EDHE:  Kushtet e Bundestagut/ "Zgjohet" Basha

Në fakt, Jemin Gjana nuk është asgjë më shumë sesa falsifikatori i shifrave zyrtare dhe vjedhësi i votave të demokratëve, në garën brenda PD-së. Dy herë apo më shumë çertifikues i tyre.

Mjafton të freskojmë pak memorjen dhe të rikthehemi në zgjedhjet për kryesinë e PD në janar të vitit 2019, ku çertifikues i manipulimit ishte pikërisht Jemin Gjana.

Kujtojmë këtu sesi Jemin Gjana, me urdhër të Lulzim Bashës, fshehu listën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesinë.( lexo këtu)

Po ashtu kujtojmë këtu se në dhjetor të vitit 2018, ndërsa PD publikoi procesverbalin me emrat fitues të Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili mbante edhe firmën e Jemin Gjanës, dilte qartë manipulimi që i është bërë zgjedhjeve.

Referuar këtij procesverbali, dokumentin të cilin e shikoni më poshtë, ka dal në pah një manipulim i numrit të votuesve që është më i vogël se fletët e gjetura në kutitë e votimit.

Në procesverbal shkruhet se ka rezultuar se mandatin për të votuar në fillim të procesit, e kanë marrë 4741 persona, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 persona.

Por, si “gjeni” që janë si me magji, nxorën edhe rreth 178 persona, të cilët edhe pse nuk e kanë marrë një mandat në fillim të procesit, në procesverbal rezultojnë se kanë votuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Publikuar

-

Nga

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Stërvitja “Defender 21” do të ketë disa data kur do të jetë e hapur për publikun. Ajo do të udhëtojë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

Datat janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video ku duken trupat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

LEXO EDHE:  PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Maska që tradhëton dëshpërimin e Lulzim Bashës

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të marrë prova shtesë në lidhje me pretendimet e PD dhe LSI, për parregullsitë e zgjedhjeve në Berat.

Por për shkak të sasisë së materialeve dhe këqyrjes së tyre me kujdes e kanë shtyrë dhënien e vendimit përfundimtar në lidhje me to ditën e mërkurës.

Aktualisht deri tani KAS nuk ka raportuar se janë gjetur prova aq të rëndësishme sa të ndikojnë në dhënin e vendimit për rinumërim të votave. Gjithashtu në mbledhjen e nesërme do të jepet vendimi për qarkun Gjirokastër dhe më pas do të nis shqyrtimi për ankimimin për qarkun e Vlorës.

LEXO EDHE:  “Lulzimi të ikë i trupëruar”/ Ish këshilltari i Bashës tregon “prapaskenat” e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  “Një grusht njerëzish duan të mbajnë peng vendin”/ Basha: Rama merret me mua sa piper i hedh gjellës vetëm që...

Përgjigja përfundimtare për kutitë me materiale zgjedhore shtyhet për të mërkurën në mëngjes. Ndërsa ditën e nesërmes KAS do të mblidhet për të diskutuar për kërkesën ankimore të Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS nesër në orën 10:00 do të vijojë seancën për Gjirokastrës dhe për konkluzionet përfundimtare”, tha anëtari i KAS, Elvis Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE