LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala plas deklaratën e fortë/ “Policia fsheh trafikantët e drogës”

12 Prill 2021, 21:25, Aktualitet CNA
Klodiana Lala plas deklaratën e fortë/ “Policia fsheh

Gazetarja Klodiana Lala foli lidhur me drogën e kapur në portin e Durrësit ku ngarkesa ishte porositur nga Selim Çeka.

Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit se fsheh trafikantët e drogës dhe shtoi se ka zyrtarë të inkriminuar.

Ajo tha se Çeka, një ish-mësues në pension në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar lidhjen me ngarkesën e drogës dhe ka kërkuar nga policia që konteineri të shoqërohej deri në destinacionin final.

“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t?i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë?,?tha Lala.

Sipas saj, ngarkesa e kapur prej 140 kg është e lidhur me politikën. Lala u shpreh në emisionin ?Opinion se duke i ndërprerë operacionet në port shpëton peshqit e mëdhenj të kokainës.

?Në rastin e 140 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës?, u shpreh Lala./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga