LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me snajper dhe drogë në shtëpi/ Arrestohet 29 vjeçari në Vlorë

12 Prill 2021, 06:40, Kronika CNA
Kapet me snajper dhe drogë në shtëpi/ Arrestohet 29

Finalizohet operacioni policor i koduar “SIG”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i ëtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore./CNA.al

Lajmet e fundit nga