LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

12 Prill 2021, 20:19, Politikë CNA
“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin ?Me pak fjalë? në Euronews Albania.

?Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur?, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

?Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme?, tha ai.

Lajmet e fundit nga