LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me 'arrest shtëpie'

12 Prill 2021, 16:47, Kronika CNA
I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i

Një shpërthimi i fuqishëm me lëndë plasese ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse, e llojit tritol është vendosur në apartamentin të shtetasit Artan Xhelilaj.

Ky i fundit rezulton person me të shkuar kriminale dhe aktuaklisht është në ‘arrest shtëpie’ për trafikim të lëndëve narkotike.

Xhelilaj ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit.

‘Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga