LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpëtuan vdekjes disa herë/ Ja cilët janë njerëzit më me fat në botë

12 Prill 2021, 06:32, Blog CNA
I shpëtuan vdekjes disa herë/ Ja cilët janë njerëzit

Fati është një koncept interesant por edhe shumë subjektiv. Nëse njerëzit përjetojnë aksidente dhe tragjedi të shumta gjatë gjithë jetës së tyre, a mund të quhen ata me fat që i mbijetuan të gjithave? Apo duhet të jesh shumë i pafat që të durosh ngjarje vërtet të tmerrshme?

Frane Selak

Kroati Frane Selak, po udhëtonte me një tren nga Sarajeva për në Dubrovnik në vitin 1962. Për shkak të reshjeve të shiut treni doli nga shinat dhe ra në lumin Neretva. Selak mbijetoi.
Një vit më vonë, ndodhej në një avion, kur një nga dyert e tij u hap papritur.
20 njerëz vdiqën në atë aksident, Selak mbijetoi sërish. Në vitet që pasuan, Selak i mbijetoi përplasjes së autobusëve, makina e tij mori 2 herë flakë. Kur ishte 74 vjeç në vitin 2002,fitoi 800.000 euro në një lotari.

Tsutomu Jamaguçi

Japonezi është i mbijetuari i vetëm i njohur nga bombat bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në gushtin e vitit 1945. Inxhinieri i marinës ndodhej në një udhëtim pune në Hiroshima më6 gusht. Shpërthimi e la të plagosur. Ai u rikthye në shtëpinë e tij në Nagasaki, ku i mbijetoi sërish shpërthimit të 9 gushtit. Jamaguçi vdiq në moshën 93 vjeçare në vitin 2010.

Violet Xhesop

Violet Xhesop e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në det, duke punuar si shërbëtore për disa kompani oqeanike kur ishte në fillim të 20-ave. Ajo ishte në bordin e Titanikut në vitin 1912. Kur anija u përplas me ajsbergun, Xhesop ishte në gjumë. Ajo ndihmoi në shpëtimin e disa grave dhe fëmijëve, dhe në fund siguroi një vend në një nga anijet e shpëtimit.
Katër vite më vone ishte duke shërbyer si infermier në bordin e anijes ?Britannic?gjatë Luftës së Parë Botërore. Po atë vit, anija u përplas me një minë në Detin Egje dhe u mbyt. Xhesop u plagos në kokë por mbijetoi. Ajo vazhdoi të punojë në bordin e anijeve deri në vitin 1950, kur doli në pension. Vdiq në vitin 1971.

Roi Sallivan

Roi ishte për dekada një roje pyjesh në Virxhinia të SHBA-së. Ai mban rekordin botëror për goditjet nga rrufeja. U godit për herë të parë në vitin 1942, dhe për pasojë humbi gishtin të madh të njërës këmbë.
Kur u godit sërish nga rrufeja në vitin1969, humbi vetullat, dhe goditjet pasuese në vitet 1970, 1972 dhe 1973 i shkaktuan djegie të flokëve dhe lëkurës. Sallivan u godit edhe 2herë të tjera në vitet 1976 dhe 1977. Gjithashtu u përball 22 herë më arinjtë, dhe sërish mbijetoi. Kreu vetëvrasje në vitin 1983.

Adrian De Viart

Adrian de Viart pati një karrierë të gjatë ushtarake. I lindur në vitin 1880, ai shërbeu në Ushtrinë Britanike gjatë Luftës së Boerëve dhe në të dyja Luftërat Botërore. Ai u plagos në krah dhe në fytyrë gjatë Luftës së Parë në frontin e Afrikës. Për pasojë humbi një pjesë të veshit dhe syrit të majtë. Ndërkohë pasi u shërua u dërgua në Frontin Perëndimor ku në Betejën e Dytë të Ipre humbi 2 gishta. Vdiq në vitin 1963.

Valter Samerford

Herën e parë që majori anglez Valter Samerford u godit nga rrufeja, ishte në vitin 1918 në një fushëbeteje të Luftës së Parë Botërore. Thuhet se ai ishte hipur mbi kalë, dhe ndërsa kafsha vdiq, Samerford mbeti përkohësisht i paralizuar nga goditja. Por Samerford u godit edhe dy herë të tjera:në vitet 1924 dhe 1930. Kur vdiq 2 vjet më vonë, u varros në Vankuver të Kanadasë. Në vitin 1936, guri i tij i varrit u shkatërrua nga një goditje e katërt rrufeje.

Adolf Saks

Shpikësi i instrumentit të famshëm muzikor që mban emrin e tij pati një fëmijëri plot aksidente të rrezikshme. Qëkur ishte i vogël u rrëzua nga lartësia nga një dritare, dhe u
godit në kokë nga një tullë dhe gëlltiti aksidentalisht një gjilpërë dhe një sasi uji me acid. Gjithashtu ai u shkel nga dikush në këmbë dhe ra mbi një sobë të nxehtë, gati sa nuk u mbyt në ujë dhe u dogj në një shpërthim baruti.

Ana Hoxhs

Një banore e Sliakaugas në Alabama, Ana Hoxhs ishte shtrirë në shtratin e saj në shtëpi
mbrëmjen e 26 nëntorit 1954 kur u godit nga një meteorit që çau tavanin e banesës. Goditja i shkaktoi një plagë të madhe në anën e barkut, por fatmirësisht nuk pësoi dëme serioze.
Shkëmbi hapësinor 8.5 kg mori emrin e qytezës në të cilën u rrëzua.

Burimi: https://www.ranker.com/list/lucky-unlucky-peoplehistory/melissa-sartore?ref=hp_list_large&l=1

Lajmet e fundit nga