LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I çmendur” pas Ramës/ Kush është ‘socialisti i rëndësishëm’ që priti Basha në zyrë

12 Prill 2021, 07:33, Politikë CNA
“I çmendur” pas Ramës/ Kush është

Disa ditë më parë kreu i PD, Luzlim Basha priti në zyrën e tij dy ish-anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët sipas Bashës, kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike.

Në zyrën e Bashës, në selinë blu u pritën me bujë Serian Mazrreku dhe Ardit Kërtusha. Basha e quaji si një fiotre të madhe pritjen e dy ish socialistëve në zyrën e tij.

Por kush është Serian Mazrreku?

Jo më larg se pesë muaj para, Mazrreku ishte një mbështetës i flaktë i kryeministrit Edi Rama, për të cilin shprehte falenderime dhe vlerësime pafund.

Në një video të publikuar në muajin nëntor, Serjan Mazrreku qendronte krah Ramës, teksa ky fundit inspektonte nga afër punimet për indërtimin e shtëpive në zonën e ish kënetës në Durrës.
Mazrreku i thurrte lavde Ramës dhe e falenderonte në emër të të gjithë banorëve të Durrësit.

?Dua të të falenderoj në emer të gjithë banorëve. Falë jush sot kemi një zyrë që jep shërbimin si asnjëhër më parë. Kemi një Durrës të ri. Sot jemi para faktit që ti ke mbajtur fjalën. Barometri për fitoren e PS, do të nisë nga Durrësi i ri?, shprehej Mazrreku në atë kohë.

Ndërkohë tani del edhe shfaqet para Bashës si një socialist i zhgënjyer që është hedhur ?në krahët? e Partisë Demokratike.

Disa muaj më parë, Rama për të ishte gjithç,a por mesa duket gëlltiti një lugë çorbë të prishur dhe pastaj shkoi të Luli.

Mesa duket socialistët nuk ja plotësuan të gjitha orekset, këtij i cili deri dje thërriste Rama, Rama, Rama. Iku nga inati i vjehrrës u plas tek mullixhiu, por ndoshta se di që ai lloj mullixhiu nuk është për gjë. /CNA.al

 

Basha e priti me bujë në zyrë/ Kush është i arrestuari që u flak nga PS 

Lajmet e fundit nga