LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

12 Prill 2021, 19:45, Politikë CNA
Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin ?Ilva Now? në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi ?zgjedhje të zgjuar? qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t?u fokusuar vetëm te programi dhe ?retorika e qetë?. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte ?më të qeta me elektoratin?.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet ?impakti i kësaj qasjeje te elektorati?. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si ?ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë?.

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t?i nxitur ballafaqimin palëve, për t?u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga