LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-/ Plasin ankesat nga Lubonja e Zheji me shokë: Ore nga e dinë këta që votojmë për LSI-në

12 Prill 2021, 09:20, Politikë CNA

Prej ditës së djeshme, në disa media është duke qarkulluar një lajm, se PS kontrollon të gjitha të dhënat tona.

Pra sipas tyre, PS e di për kë votojnë njerëzit, dhe ky përbën një skandal. Si shembull silleshin disa analistë, të cilët dalin çdo natë nëpër televizione.

Në fakt, tani të gjitha partitë kanë një database për kë votojnë njerëzit dhe dinë çdo detaj e lidhje.
Madje, Lulzim Basha ka edhe numrat tanë të telefonave, pasi prej disa ditësh është duke dërguar SMS në telefonat e çdukujt prej nesh. Në mesazh ai dërgon video të ndryshme, dhe iu kërkon votën qytetarëve.

Ndërsa punonjësit e PD, të marrin direkt në telefon, për të të kërkuar votën. Ndaj dhe në rrjet shihet me ironi ky ?skandal?.Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë meme të ndryshme ku shihen ankesat e analistëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga