LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Edhe në politikë ne sillemi si një skuadër"/ Agron Duka takim me sportistët e qarkut të Durrësit

12 Prill 2021, 16:52, Sport CNA
"Edhe në politikë ne sillemi si një skuadër"/

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Agron Duka, zhvilloi ditën e sotme një takim me sportistët e ndaruar të këtij qarku, të cilët ishin të shumë në numër, në mbështetje të kandidatit të PD-së.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Duka shkroi se sporti është ADN, teksa u shpreh mirënjohës për emocionet që sportistët i kanë dhuruar. Ai i shikon sportistët dhe sportin në përgjithësi si një model, ku njerëzit bashkohen dhe jo ndahen.

 

POSTIMI I AGRON DUKËS:

Edhe në politikë ne sillemi si një skuadër, si një skuadër me mentalitet fitues. Edhe sporti është ADN, se si ekipi dhe skuadra funksionojnë më mirë.

Unë jam vetë një sportist dhe politikan dhe mirënjohja, kujtesa, vëmendja ndaj atyre sportistëve të përkushtuar që na kanë dhuruar pafundësi emocionesh është një prioritet yni.

Sportistët na bëjnë krenar për miqësinë dhe kontributin duke na shërbyer dhe si model ku njerëzit bashkohen dhe jo ndahen.

Lajmet e fundit nga