Connect with Us

E rëndë në Fier/ 30-vjeçarja humb jetën gjatë lindjes së fëmijës

Aktualitet

E rëndë në Fier/ 30-vjeçarja humb jetën gjatë lindjes së fëmijës

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit.

Mësohet se një grua nga Mallakastra ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët e saj kanë pretenduar se stafi i spitalit ka bërë mjekim të pakujdesshëm. Ndërkohë, trupi i 30-vjeçares po i nënshtrohet autopsisë.

Pritet që të zbardhen rrethanate e plota të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Publikuar

-

Nga

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Anëtari i FRPD, Ares Ypi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.

Ai shprehet se, ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi është rritur me frymën e Partisë Demokratike, por nuk e gjente më veten tek kjo forcë politike.

Ai shkruan se si anëtar i kryesisë së FRPD, ky ishte një gjest ku tregon se mban përgjegjësi për humbjen e PD në zgjedhje.

Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.

Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.

Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Motori godet nga pas kamionin/ Plagoset 23-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Motori godet nga pas kamionin/ Plagoset 23-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Unazën e re pranë Liqenit të Thatë ku një motor ka goditur nga pas një kamion.

Sipas njoftimit paraprak të policisë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak
Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policië./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Publikuar

-

Nga

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t’ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama –Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s’duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE