LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i "Fiks Fare"/ 250 mijë lekë për pastrimin e plagës në Spitalin Ushtarak

12 Prill 2021, 21:08, Denoncim CNA
Denoncimi i "Fiks Fare"/ 250 mijë lekë për pastrimin e

Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gjë. Aparati që i mundëson mjekimin nuk gjendet në spital, por në mënyrë private ia siguron infermierja e Spitalit të Traumës. Çdo javë i duhet një aparat i ri i cili i kushton pacientit plot 250 mijë lekë të vjetra, në muaj 1 milion lekë.

Kjo është historia e një qytetari nga fshatrat e Fierit ku në nëntor të 2020 pati një aksident në të cilin humbi edhe njërën këmbë. Asokohe iu nënshtrua një ndërhyrje në Spitalin e Traumës dhe pasi iu pre këmba çdo javë paraqitet pranë këtij spitali për ta mjekuar. Këmba e tij pas operacionit trajtohet me anë të një aparati që quhet vakumterapi, i cili kushton 250 mijë lëkë të vjetra. Dhe çdo javë i duhet nga një aparat i ri duke qenë një kosto tejet e madhe për qytetarin.

Në këto kushte mbesa e tij Gentjana Muça, ankohet në redaksinë e Fiks Fare për xhaxhain e saj i cili pas nje aksidenti në këmbë ju nënshtrua një operacioni. ?Gjatë qëndrimit në spital na u desh të paguanim shumë lekë për trajtimin? shprehet denoncuesja. Ajo tregon se kanë paguar lekë për operacionin , mjekët, infermierët, por ajo që rëndon më shumë familjen është blerja e përjavëshme e aparatit të mjekimit të rekomanduar nga infermierja e këtij spitali. ? Infermierja e quajtur Lira na ka kërkuar të blejmë një aparat të quajtur vakumterapi të cilit i ndërrohet depozita dhe garzat? shpjegon znj Muça ? Infermierja na ka thënë që aparati kushton 230-250 mijë lekë çdo javë, dhe ne deri tani e kemi blerë plot 6 herë dhe nuk kemi asnjë faturë.? Ajo tregon për Fiksin se pas interesimeve të shumta në lidhje me aparatin kanë mësuar se aparati nuk ndërrohet i gjithi , por mjafton t?i ndërrohen garzat dhe filtrat. Denoncuesja tregon që në total pas aksidentit që i ka ndodhur xhaxhait të saj, kanë shpenzuar diku tek 5.000 euro, për aparatin, operacionin, mjeke, infermiere e sanitare.

Të pajisur me kamer familjarët shoqërojnë të sëmurin në Spitalin e Traumës për mjekimin e radhës. Në video duket qartë infermierja e cila merr 250 mijë lekë për aparatin e ri dhe kur familjarët e pyesin se kanë mësuar se aparatit i ndërrohen vetëm garzat dhe filtrat ajo e mohon duke i thënë se aparati çdo herë duhet i ri. Në këto kushte familjarët hedhin tezën se e kanë gjetur vetë aparatin dhe me një çmim të arsyeshëm. Infermierja Lira pyet për çmimin dhe kur familjarët i tregojnë se e kanë gjetur me 110 mijë lekë, ajo habitet dhe thotë ? Mos keni gjetur vetëm depozitën aq?!?.
Ndërkohë denoncuesja i përgjigjet që të gjithë aparatin e kanë gjetur me atë çmim, infermiere Lira i thotë shumë mirë po më parë do të pyesin edhe mjekun. ? Ja të konsultohemi edhe me doktor Migenin, se ne nuk kemi ndonjë interes nga aparati. Janë dy- tre veta që merren me këtë punë dhe ne i kërkuam një aparat të lirë, e bëmë për të sëmurin se ne nuk merremi me këtë punë? shprehet infermierja.

Fiks Fare u interesua pranë Spitalit të Traumës nëse e dispononte apo jo këtë aparaturë. Drejtuesit e spitalit pohuan se ky spital nuk ka pasur asnjëherë një aparaturë të tillë për pacientë të hospitalizuar dhe ata që marrin shërbim ambulator. Sipas tyre, javët e fundit pas kërkesave të pavionit të Rikonstruksion Plastikës, është ngritur një grup pune për blerjen e aparaturave të quajtura ? pajisje instrumentale në funksion të këmbës diabetike?. Në datën 2 prill 2021 drejtori i Spitalit të Traumës , Arben Zenelaj ka urdhëruar që të ngrihet një grup pune i cili duhet të hartojë dokumentat e tenderit për blerjen e aparaturave të cilat do të përdoren nga pacientët që do të shtrohen në këtë spital./ tch

Lajmet e fundit nga