Connect with Us

Denoncimet e Berishës/ Ilir Meta hajduti më i madh i votave

Politikë

Denoncimet e Berishës/ Ilir Meta hajduti më i madh i votave

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta prej disa kohësh na është shprehur i shqetësuar për shitblerjen e votës, ku ka nisur kërcënimet dhe shantazhet ndaj atyre që do prekin kutitë e votimit.

Duket se Meta ka një skenar, një skenar nga ata që ai vetë i ka përgatitur dje dhe i ka zbatuar. Sot ndoshta është ndryshe, dyshon se mund ta bëjë pala tjetër, atje ku dikur ka qenë kryeministër, pra socialistët e Edi Ramës.

Presidenti është në të drejtën e tij të shqetësohet dhe të ngrejë alarmin, por kur vetë kandidon në zgjedhje me një parti që drejtohet nga gruaja e tij, gjithçka duket mjaft e dyshimtë, pa folur më tej për faktin se Ilir Meta është njeriu më i zi në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

CNA.al prej disa ditësh ka sjellë denoncime të një pas njëshme që janë bërë nga ish kryeministri Sali Berisha në vitin 2001, ku Meta përmes manipulimit të procesit zgjedhor arriti të merrte karrigen e kryeministrit, për ta dorëzuar atë një vit më vonë.

Në datën 30 mars, pasqyruam botimin e Rilindjes Demokratike, e cila në datën 19 qershor 2001 në faqet 8 dhe 9 shkruante për veprimet e Metës dhe urdhrin që ky i fundit u kishte dhënë Gardës dhe Policëve për të masakruar këdo që ishte demokrat dhe kundër tij.

Ka qenë vetë PD ajo që ka publikuar dëshmitë e qytetarëve që tregojnë se si Meta ka dhënë urdhër për t’i dhunuar barbarisht kundërshtarët e tij politikë.

PD bënte thirrje që Meta të ndalte dhunën shtazarake mbi qytetarët e pafajshëm që u masakruan dhe u rrahën me shkopinj gome dhe qyta armësh, vetëm dhe vetëm që Meta të vinte në krye të qeverisë.

Në vitin 2001 ishte kërcënuar çdo militant, çdo demokrat, shumë prej tyre qenë dhunuar, por kërcënimet dhe terrori shkojnë në KQZ dhe më pas përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, ku demokratëve u hiqeshin mandate, ripërsëriteshin votat me falsifikime, blerje votash, terror dhe dhunë.

Në datën 31 mars, CNA.al solli në vëmendjen e qytetarëve botimin e Rilindjes Demokratike, në 18 korrik 2001, gati një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, raportohej për mbërritjen e kryetarit të PD Sali Berisha në Vjenë.

Në faqen 3 të këtij artikulli, theksohet se Berisha udhëtoi drejt Austrisë për të takuar drejtuesit e lartë të OSBE-ODHIR.

Me dosje të plota dhe voluminoze, Berisha u “përplas” zyrtarët ndërkombëtarë për të denoncuar pikërisht provat dhe faktet e grumbulluara për vjedhjen e votave nga Meta.

Para se të nisej për në Vjenë, Berisha kishte komunikuar me gazetarët, të cilve u kishte komunikuar se: “Këta po vazhdojnë procesin e grabitjes së votës, ditën për diell, të shumë zonave elektorale të shpallura të fituara një herë nga KQZ dhe për këtë ne do të mbajmë qëndrimet tona”.

LEXO EDHE:  "Teatri me KLD"/ Manjani "sulmon" Metën dhe Ministren e Drejtësisë

Ndërkohë që dy ditë më vonë, në datën 20 korrik 2001, në faqen 3 të artikullit ishte pasqyruar fjala e Berishës pas kthimit nga Vjena. Në atë kohë, Berisha shprehej: “Ne u takuam me shumë personalitete të rëndësishme të OSBE si dhe me personalitete të rëndësishme zyrtare austriake dhe me miq të mi, ku paraqitëm fakte, dokumenta për manipulim, dhunën, terrorin policor gjatë zgjedhjeve në Shqipëri”.

Në zgjedhjet e vitit 2001, Ilir Meta ishte kryeministri i vendit. Vodhi vota, futi njerëz në burgje, mund të kujtojmë këtu me dhjetra raste, që nga Lushnja në Korçë, Lezhë, Shkodër, Elbasan apo deri në Mat, ku kutitë e votimit u gjetën në zyrën e kandidatit socialist.

Në Lushnje u gjend formula e manipulimit për të votuar partitë aleate dhe për të krijuar të famshmin “Dushk”.

Për këtë, do të tregojmë denoncime të tjera që janë bërë nga Sali Berisha në datën 5 gusht 2001, të cilat janë pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike.

Në artikullin e Rilindjes Demokratike në faqen 2 të datës 31 korrik 2001 është pasqyruar një intervistë e Berishës, e dhënë për “Zëri i Amerikës”, në të cilën shprehej se jo vetëm opozita por edhe faktori ndërkombëtar ishte dëshmimtar i manipulimit të zgjedhjeve nga Ilir Meta për të marrë qeverinë.

CNA.al tregoi edhe denoncimet e PD, ku me dosje të plota dhe voluminoze, Berisha u “përplas” zyrtarët ndërkombëtarë për të denoncuar pikërisht provat dhe faktet e grumbulluara për vjedhjen e votave nga Meta.

Po në të njëjtën ditë, RD e cila ishte zëri i selisë blu tregonte edhe për udhëtimin e Jozefina Topallit në Itali dhe Fatmir Medut në SHBA.

Po ashtu, CNA.al solli një tjetër denoncim të ish kryeministrit Sali Berisha për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Në atë kohë Berisha ka qenë kryetari i PD dhe me foto, dokumenta e fakte konkrete shkoi personalisht në Bruksel e Vjenë, ku tregoi vjedhjet e zgjedhjeve nga Meta.

Disa ditë mbas zgjedhjeve, Berisha dha një intervistë ekzkluzive për “Zërin e Amerikës”, ku u shpreh se qeveria e Metës degradoi procesin zgjedhor dhe prishi rregullat e lojës.

Në datën 10 korrik, në faqen 3 të Rilindjes Demokratike u pasqyruar intervista e kryetarit të PD të asaj kohe, i cili shprehej me emra konkret të përfaqësuesve të PD të cilët nën kërcënimin e armës nga njerëzit e Metës të largoheshin nga procesi zgjedhor.

CNA.al ka treguar me fakte dhe prova fytyrën e vërtetë të Ilir Metës, jo atë që mban sot me maskë, por atë me një maskë të grisur për të parë se kush është surrati i presidentit tonë, njeriut më të korruptuar, më të dhunshëm dhe më skandaloz në historinë e Shqipërisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha pas çdo dështimi, si zgjidhje ka ata “gjenitë” apo servilët që i rrinë nga pas.

Lulzim Basha është kaq qesharak, kaq i pabesueshëm dhe kaq i konsumuar politikisht sa edhe kur do të bëjë diçka, ka frikë ta bëjë vetë dhe kështu përdor servilët e tij.

Mesa duket i tillë është edhe rasti i Jemin Gjanës.

Jemin Gjana është një nga ish-ministrat katër vjeçar të Berishës, që iku duke “qarë”, sepse ai e hoqi si ministër, nuk e la më në pozicione. I përfolur për shumë e shumë gjëra, Jemin Gjana sot është një ndër “shërbëtorët” e devotshëm të Lulit.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha në vend që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe të mbante përgjegjësitë e tij, ka vendosur të bëjë atë që di më mirë. Të zhvillojë një proces farsë të rizgjedhjes së kryetarit, ku në garë është edhe ai vetë, edhe pse vijon të jetë ai në krye të PD-së.

Pra, Lulzim Basha garon për kreun e kryetarit, ndërkohë që vijon të jetë kryetar.

Por, që Lulzim Basha ta zgjidhë hallin e tij, duket se në ndihmë i vjen Jemin Gjana.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi që në 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Dhe si për çudi, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, është sërish “gjeniu” Jemin Gjana.

Por, pse mund të themi se ai është një “gjeni”?

LEXO EDHE:  Denoncimi i PD/ Ilir Meta masakronte demokratët dhe vidhte votat

LEXO EDHE:  Efektet e zgjedhjeve në Kolonjë

Në fakt, Jemin Gjana nuk është asgjë më shumë sesa falsifikatori i shifrave zyrtare dhe vjedhësi i votave të demokratëve, në garën brenda PD-së. Dy herë apo më shumë çertifikues i tyre.

Mjafton të freskojmë pak memorjen dhe të rikthehemi në zgjedhjet për kryesinë e PD në janar të vitit 2019, ku çertifikues i manipulimit ishte pikërisht Jemin Gjana.

Kujtojmë këtu sesi Jemin Gjana, me urdhër të Lulzim Bashës, fshehu listën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesinë.( lexo këtu)

Po ashtu kujtojmë këtu se në dhjetor të vitit 2018, ndërsa PD publikoi procesverbalin me emrat fitues të Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili mbante edhe firmën e Jemin Gjanës, dilte qartë manipulimi që i është bërë zgjedhjeve.

Referuar këtij procesverbali, dokumentin të cilin e shikoni më poshtë, ka dal në pah një manipulim i numrit të votuesve që është më i vogël se fletët e gjetura në kutitë e votimit.

Në procesverbal shkruhet se ka rezultuar se mandatin për të votuar në fillim të procesit, e kanë marrë 4741 persona, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 persona.

Por, si “gjeni” që janë si me magji, nxorën edhe rreth 178 persona, të cilët edhe pse nuk e kanë marrë një mandat në fillim të procesit, në procesverbal rezultojnë se kanë votuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Publikuar

-

Nga

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Stërvitja “Defender 21” do të ketë disa data kur do të jetë e hapur për publikun. Ajo do të udhëtojë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

Datat janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video ku duken trupat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

LEXO EDHE:  Vrasja në Elbasan/ Paralajmëron Meta: U stis nga Rama, do ndëshkohet

LEXO EDHE:  Denoncimi i PD për familjen Gjoka/ Reagon Bushati: Qytetari nuk aplikoi në kohë

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të marrë prova shtesë në lidhje me pretendimet e PD dhe LSI, për parregullsitë e zgjedhjeve në Berat.

Por për shkak të sasisë së materialeve dhe këqyrjes së tyre me kujdes e kanë shtyrë dhënien e vendimit përfundimtar në lidhje me to ditën e mërkurës.

Aktualisht deri tani KAS nuk ka raportuar se janë gjetur prova aq të rëndësishme sa të ndikojnë në dhënin e vendimit për rinumërim të votave. Gjithashtu në mbledhjen e nesërme do të jepet vendimi për qarkun Gjirokastër dhe më pas do të nis shqyrtimi për ankimimin për qarkun e Vlorës.

LEXO EDHE:  Duka apel qytetarëve/ Zgjedhjet do sjellin ndryshimin, votoni kundër arrogancës dhe babëzisë së pushtetit

LEXO EDHE:  Efektet e zgjedhjeve në Kolonjë

Përgjigja përfundimtare për kutitë me materiale zgjedhore shtyhet për të mërkurën në mëngjes. Ndërsa ditën e nesërmes KAS do të mblidhet për të diskutuar për kërkesën ankimore të Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS nesër në orën 10:00 do të vijojë seancën për Gjirokastrës dhe për konkluzionet përfundimtare”, tha anëtari i KAS, Elvis Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE