LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

12 Prill 2021, 19:58, Politikë CNA
Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

?Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.?, shprehet Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga