Connect with Us

“Boll u talle me gjyshërit!”/ Dasho ‘masakron’ Ramën: Për shkak të paaftësisë tënde vdiqën 9,200 shqiptarë

Politikë

“Boll u talle me gjyshërit!”/ Dasho ‘masakron’ Ramën: Për shkak të paaftësisë tënde vdiqën 9,200 shqiptarë

Publikuar

-

“Boll u talle me gjyshërit!”/ Dasho ‘masakron’ Ramën: Për shkak të paaftësisë tënde vdiqën 9,200 shqiptarë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku akuzon kryeministrin Edi Rama, se po tallet me shqiptarët.

Duke iu referuar një studimi të fundit për efektshmrinë e vaksinës kineze, Dasho shkruan se në kohën kur vdekshmëria nga COVID ka rënë në 6-7 persona në ditë, i bie që Borati dhe boratët të “shpëtojnë” 0.39 persona në muaj!!!

Pra as një ‘gjysmë’ personi në muaj, ndaj duhet të lë mburrjen dhe të sigurojë vaksina të certifikuara ngaa EMA dhe FDA.

‘Sot Borati në takim me të moshuarit e Gramshit vazhdoi serinë e mashtrimeve. Mashtrimi i preferuar mbetet ai i “shpëtimit të jetës nëpërmjet vaksinave kineze”.

Le të bëjmë llogaritë. Duke administruar 200,000 mijë vaksina kineze me 1 dozë dhe me aftësi mbrojtëse 3% pas dozës së parë (sipas studimit të fundit kilian), në kohën kur vdekshmëria nga COVID ka rënë në 6-7 persona në ditë, i bie që Borati dhe boratët të “shpëtojnë” 0.39 persona në muaj!!!

Borat! Mjaft u talle me gjyshërit dhe shqiptarët. Pasi për shkak të paaftësisë tënde dhe të boratëve të tu vdiqën 9,200 shqiptarë, ti nuk mund të mburresh sot se po shpëton 0.39 jetë, pra as edhe një gjysmë jete në muaj!

Në se do që realisht të kujdesesh për gjyshërit, bijtë dhe nipërit e tyre, siguro vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA, vaksina që ofrojnë mbrojtje 95% dhe jo 3%!

Dhe boll mashtrove, Borat, se po bëhesh çdo ditë e më shumë qesharak!‘/CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Turp për BE-në”/ Hoti “përplaset” me Ramën: Të mos e shajmë shumë…

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë/ “S’mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen”

Publikuar

-

Nga

Luçiano Boçi i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke i cilësuar ato si masakër zgjedhore.

I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitë pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi i ftuar në studion e “Pa Protokoll” shtoi se janë bërë denoncime publike 6 muaj para zgjehdjeve dhe nuk është bërë ende asnjë veprim.

LEXO EDHE:  “Ka thyer rekord botëror”/Bushati shpjegon skenarin e pistët të Ramës për Tahirin

LEXO EDHE:  “Turp për BE-në”/ Hoti “përplaset” me Ramën: Të mos e shajmë shumë…

Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s’u bë nga SPAK”, tha Boçi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi flet me shifra: Ja sa është shitur një votë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi , ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votave duke treguar se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

Ai shtoi se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete për denoncimet që po bëhen deri më tani dhe theksoi se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

 SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetëshpall kryetar i PD-së/ Kadilli tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

I vetshpalluri për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në MCN ai u shpreh se ideja për këtë vendim ishin përmasat e humbjes. Sipas tij, vjedhja dhe blerja e votës nuk është një ngjarje e re. Kadilli u shpreh se po bëhet zbor politik prej vitit 2000, pasi refuzojnë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit.

Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE