Connect with Us

“Bashën nuk e konsideroj fare”/ Ina Kollçaku i “lëpihet” kreut të PD-së

Aktualitet

“Bashën nuk e konsideroj fare”/ Ina Kollçaku i “lëpihet” kreut të PD-së

Publikuar

-

“Bashën nuk e konsideroj fare”/ Ina Kollçaku i “lëpihet” kreut të PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra të njohura të profesioneve të ndryshme. Gjatë takimit është folur për të drejtat e grave dhe sa e respektuar është ajo në shoqëri. Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe Ina Kollçaku e cila është shprehur se, e sheh Bashën si një lider që e respekton gruan.

Unë ndihem shumë e privilegjuar por të gjitha vajzat që po na ndjekin dhe më ndjekin mua po të njohin tani nga biseda jonë.

Dhe të njihemi dhe virtualisht. Kështu i bukur dukesh. Transmetimi është ndryshe. Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar në perceptimin tim. Qasja që ju keni ndaj grave dhe vajzave. Gjithmonë unë e kam e parë shumë miqësore dhe me shumë respekt gjë që kam vlerësuar dhe vazhdon të qëndrojë e njëtja që nuk e shikoj tek kundërshtari juaj.

Kjo është një ngrohje dhe është një shpresë shumë e madhe sepse është shumë e rëndësishme që transmetimi i liderit mashkull të jetë pozitiv jo diskriminues dhe në mbështetje të vërtetë  reale jo në mbështetje që pasi ti ke diskriminuar një grua nxjerr 10 gra se të pëlqen shumë forca e gruas.

Këto janë gjëra minimale për mua, njerëzore. Përveç faktit që unë e ndjej tek ju këtë gjë, e kam njderë edhe nga Grida. Ky grupi këtu jam shumë e sigurt por edhe salla se është goxha në qoftë se nuk e mban fjalën për të drejtat e grave do të qepen aq keq në Instagram do të të grijnë”, shprehet ajo gjatë takimit.

Ndërkohë pak kohë më parë në rubrikën “Rreth katror” në emisionin “E diell”, Ina është shprehur se nuk e konsideron Bashën si lider.

LEXO EDHE:  Fotot-“Lefteri nuk po thithte kokaina, por soda di buka”/ Pas publikimit të videos, plas humori në rrjet

 

Lulzim Bashën nuk e konsideroj fare, Lulzim Basha është…”, shprehet ajo duke e lënë në mes fjalën e saj.

Basha nuk shquhet si mbrojtës i të drejtave të grave, por e dyshimtë është qëndrueshmëria e grave në lidhje me Bashën si në rastin e Ina Kollçkaut. I është dashur pak muaj për të ndryshuar mendimin për Lulzim Bashën. Nga një figurë që nuk e konsideron fare, tani e sheh si një lider që respekton gratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit/ Zgjedhje të reja në 9 qarqe

Publikuar

-

Nga

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit: Zgjedhje të reja në 9 qarqe

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se PD kundërshton rezultatin në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Dibrës, Kukësit dhe Lezhës.

Në dosjen e përgatitur nga selia blu, theksohet se ka pasur “masakër elektorale” dhe pretendohet se kjo është realizuar përmes blerjes së votës, përdorimit të administratës publike e madje edhe kërcënimit të qytetarëve.

Kërkesa e PD-së nuk bën fjalë për hapje të kutive apo rinumërim të votave, po shpallje të pavlefshme të rezultatit për këto qarqe pasi sipas tyre provohet se procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejt dhe vullneti është deformuar.

Sipas fakteve dhe provave që kandidatët e PD-së, numëruesit dhe vëzhguesit kanë mbledhur në terren mbi parregullsitë, mazhoranca ka përdorur asetet e shtetit për të manipuluar rezultatin e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Fotot-“Lefteri nuk po thithte kokaina, por soda di buka”/ Pas publikimit të videos, plas humori në rrjet

LEXO EDHE:  Fotot që nxjerrin bllof Bashën/ Bën fushatë te bizneset e grave të ish-drejtorëve të tij në Bashki

Ndër provat që PD do të paraqesë para KAS janë punësimet e fundit në administratë në tre muajt e fundit, dyfishimi i ndihmës ekonomike apo përdorimi i aseteve shtetërore në zgjedhje si dhe fakte të tjera si dhënia e dëmshpërblimeve për tërmetin 26 nëntorit të dhënë javën e fundit para zgjedhjeve.

Ankimimi i PD në KAS do të bëjë automatikisht që KQZ të shtyjë me të paktën 20 ditë shpalljen e rezultatit përfundimtar të rezultatit për zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët/ Balla: Nuk kemi kohë të pushojmë

Publikuar

-

Nga

Shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët/ Balla: Nuk kemi kohë të pushojmë

Shumë shpejt do të nisë të vihet në aplikim shpërndarja e grantit prej 5 mijë eurosh për çdo familje emigrantësh që kthehet në Shqipëri për të investuar tek shtëpia e tyre në mënyrë që ta vërë atë në funksion të zhvillimit të agro-turizmit.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi sot nga Rrajca se përpos infrastrukturës dhe ndërtimit të godinave qeveria ka përmbyllur investimin në rrjetin e ujit të pijshëm në mënyrë që kjo zonë të ketë një infrastrukturë komode për turistët.

Me parimin tonë qe nuk kemi asnjë ditë për të humbur dhe nuk kemi për pushim edhe sot jemi në Rrajcë me përfaqësuesit zonës për të ndjekur nga afër punimet për rrugën e Rrajcës që do të lidhin qendrën e Komunës.

Synojnë që rruga të lidhë edhe dy fshatrat e thellë Bardhaj dhe Skënderbe në mënyrë që të lidhim sa më shumë aksesin e banorëve të zonës në lidhje me qendrën e njësisë administrative dhe zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë duke qenë se  kjo pjesë është e integruar në kuadër të një zone me shumë resurse turistike pjesë e parkut kombëtar të Shebenik Jabllanicë dhe në këtë këndvështrim synimi mbetet që zhvillimi i infrastrukturës të shoqërohet edhe me zhvillimi i agro-turizmit.

 Thirrja ime është që të gjithë rrajcarët kudo ku ndodhen, është koha ta zhvillojmë duke u fokusuar në këtë pikë. Ne do të fillojmë shumë shpejt të financojmë me një grant prej 5 mijë eurosh çdo familje që ka dëshirë që shtëpinë ta shndërrojë në bujtinë. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, deklaroi Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela tallet me opozitën/ “Nuk kanë dimensionin e burrit, janë fëmijë”

Publikuar

-

Nga

Ngjela rrëfen fëmijërinë e tij/ Tregon si u arratis nga kopështi dhe ra në duart e policisë

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar sjelljen e opozitës si fazë adoleshence. Sipas tij, ata nuk kanë dimensioin e burrit ku shtoi se shitblerja e votës kërkon kohë dhe këta nuk e morën vesh në datë 26 prill që të denoncojnë tani.

Ngjela shtoi se kjo adoleshencë është sepse kanë frikë nga e vërteta dhe kështu fshehin arsyetimin fëminor.

Si nuk u rritën një herë në moshë individët që duan të drejtojnë Shqipërinë, apo edhe ata që e kanë drejtuar atë! Nuk kanë dimensionin e burrit, prandaj. Burri, është dimension i veçantë, po nuk u arrit ky dimension, individi, në sjellje dhe mendim, mbetet ngaherë një adoleshent. Elementi kryesor i dimensionit të burrit, është e vërteta. Adoleshenca nuk e kupton dot të vërtetën si nevojë parësore, se ajo shpesh e tremb.

Ja, si ka mundësi të kenë dimensionin e burrit ata që një ditë para zgjedhjeve thanë me brohoritje: kemi fituar, dhe fitorja jonë është nëpër kuti. Por, pasi humbën në 25 prill, në datën 27 prill, thanë: i kemi fituar zgjedhjet, por kundërshtari ka blerë votuesit. Po mirë, në datën 26 prill e morën njoftimin e blerjes këta? Nuk e dinë këta që shitblerja është proces që zgjat? Turp. Jo, jo, nuk është turp: është adoleshencë, sepse adoleshenti ka frikë nga e vërteta, dhe mundohet ta fshehë atë me arsyetimin e tij fëminor”, ka shkruar Ngjela.

LEXO EDHE:  E fundit nga Italia/ Leonardo dhe Maldini në këto momente në takim me super yllin

LEXO EDHE:  VIDEO-Një tërmet i inskenuar në mes të intervistës/ Vajza e ish deputetes bërtet e tmerruar

Gjithashtu avokati shtoi se këta individë ë gjykimin e tyre kanë mbetur fëmijë në mendime dhe sjellje të tyre.

Ngjela e cilëson politikën shqiptare një komedi ku shtoi se kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar këto fjalë që kemi dëgjuar do kthehen në skeçe.

Mos mendoni se kjo është rastësi. Jo kështu ka qenë gjithmonë: një arsye fëminore për të mbuluar të vërtetën. Por, a e kanë mbuluar ndonjëherë? Jo, asnjëherë, por vetë me veten e tyre kanë qenë e janë të kënaqur me gënjeshtrat fëminore që kanë thënë e po thonë. Pse, a nuk tha Enver Hoxha, një mediokër ky: “unë drejtoj progresin botëror”?!!  Mos iu duket gjë dimension burri kjo gënjeshtër fëminore!

Domethënë, si rrjedhim logjik, këta individë nuk kanë dalë dot prej fëminisë së tyre. Jo, nuk kanë dalë dot, sepse në gjykimin e tyre kanë mbetur fëminorë. Po ata që i kanë besuar?

Sigurisht që edhe ata mendim adoleshence kanë.

Domethënë, politika shqiptare në thelb është komedi? Sigurisht, komedi është por, kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar me dimensionin e burrit në drejtim, të gjitha këto që dëgjoni, dhe ato që keni dëgjuar, do të shkruhen si skeçe komedish.

Atëherë, ata që do t’i dëgjojnë, do thonë: mjerë ata që i vuajtën! Sigurisht që kështu do të thonë”, u shpreh Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE