Connect with Us

Basha sfidon Ramën/ Të kam ftuar në debate publike, ke frikë të përballesh me mua

Politikë

Basha sfidon Ramën/ Të kam ftuar në debate publike, ke frikë të përballesh me mua

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në këto 8 vite kreu i qeverisë nuk ka realizuar asnjë premtim. Më tej, ai shtoi se Rama ka frikë të përballet me kundërshtarin sepse bilancet e tij janë zero.

Sipas tij, ata i detyrohen qytetarçve një shpjegim.

“Çfarë bërë këto 8 vite, cilat premtime realizove këto 8 vite, është bilanci 0. Është pothuajse asgjë, ky bilanc e ka shtyrë Edi Ramën që të ofendojë.

Ftohet në debat cilësor, për të cilin e kam ftuar dhe ikën. Ka frikë përballjen me kundërshtarin. ne e kemi detyrim përballë qytetarëve, ka qeverisur 8 vite me radhë dhe ka 0 bilanc dhe unë që synoj që qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Nuk ka me çfarë të përballet, zgjidh fushën dhe premtimin që ka bërë këto 8 vite”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Publikuar

-

Nga

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Stërvitja “Defender 21” do të ketë disa data kur do të jetë e hapur për publikun. Ajo do të udhëtojë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

Datat janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video ku duken trupat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

LEXO EDHE:  Kërcënohet Lulzim Basha?/Kreu demokrat shton eskortën

LEXO EDHE:  Video/ Basha injoron Shpëtim Nazarkon: Faleminderit, natën e mirë!

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive për qarkun e Beratit/ KAS shtyn seancën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të marrë prova shtesë në lidhje me pretendimet e PD dhe LSI, për parregullsitë e zgjedhjeve në Berat.

Por për shkak të sasisë së materialeve dhe këqyrjes së tyre me kujdes e kanë shtyrë dhënien e vendimit përfundimtar në lidhje me to ditën e mërkurës.

Aktualisht deri tani KAS nuk ka raportuar se janë gjetur prova aq të rëndësishme sa të ndikojnë në dhënin e vendimit për rinumërim të votave. Gjithashtu në mbledhjen e nesërme do të jepet vendimi për qarkun Gjirokastër dhe më pas do të nis shqyrtimi për ankimimin për qarkun e Vlorës.

LEXO EDHE:  Lefter Koka kundër Monika Kryemadhit/ “LSI nuk është Luli”

LEXO EDHE:  Kërcënohet Lulzim Basha?/Kreu demokrat shton eskortën

Përgjigja përfundimtare për kutitë me materiale zgjedhore shtyhet për të mërkurën në mëngjes. Ndërsa ditën e nesërmes KAS do të mblidhet për të diskutuar për kërkesën ankimore të Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS nesër në orën 10:00 do të vijojë seancën për Gjirokastrës dhe për konkluzionet përfundimtare”, tha anëtari i KAS, Elvis Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Zbulohet prova e re që po hetohet nga Komisioni Hetimor

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Zbulohet prova e re që po hetohet nga Komisioni Hetimor

Paraditen e sotme Komisioni Hetimor u mbledh për herën e katërt, ku ka vijuar me shyrtimin e shkeljeve kushtetuese nga ana e presidentit Ilir Meta.

Në rendin e ditës, ishin disa prova që ligjvënësit i konsiderojnë shkak për shkarkimin e kreut të shtetit.

Mes provave të siguruara prej tyre ishte edhe një letër që presidenti i kishte dërguar Gjykatës Kushtetuese në datën 5 prill të këtij viti, në lidhje me një vendim që kjo e fundit kishte dhënë për kompetencat e KLSH dhe pushtetit vendor, sa i takon financave të qeverisjes vendore.

KLSH kishte kundërshtuar që prej vitit 2018 një nen që parashikon se njësitë e qeverisjes vendore duhet t’i nënshtrohen auditimit çdo vit nga KLSH, ose auditues të tjerë të licencuar. Kjo shtesë u interpretua nga KLSH si shkelje e kompetencave të këtij institucioni.

Në letrën që presidenti Meta i ka çuar Gjykatës Kushtetuese kundërshton vendimin e kësaj të fundit që rrëzoi këtë kërkesë të KLSH dhe gjithashtu edhe mosthirrjen e tij në këtë çështje si palë e interesuar. Komisioni do të shqyrtojë nëse në letrën në fjalë ka elementë shantazhimi ndaj Gjykatës, ndërkohë që kreu i Komisionit Alket Hyseni tha se janë marrë në shqyrtim dhe letërkëmbimet mes institucioneve.

“Korrespondenca është gjykuar e nevojshme nëse ka ndërhyrje të Presidentit në punën e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi kreu i komisionit hetimor, Alket Hyseni.

LEXO EDHE:  E pabesueshme/ Basha do kërkojë burgosjen e numëruesve të PD-së

LEXO EDHE:  Aleati i del kundër Bashës/ Protesta me të djathtët por pa zërin e të djathtëve

Në letrën në fjalë, Presidenti Ilir Meta i thotë Gjykatës Kushtetuese se lënia në fuqi e nenit cenon drejptërdrejtë kompetencat e KLSH-së, krijon terren për keqpërdorur në praktikë, cenon hapësirën e veprimit të auditimit të KLSH-së dhe rrit kostot për buxhetin e shtetit.

“Presidenti i Republikës, përmes këtij qëndrimi shpreh shqetësimin e thellë për këtë çështje, e cila edhe pse kishte 3-vite që priste të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit nuk i dha një zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese, mbrojtjes së interesit publik dhe as nevojës ekstreme që ka vendi sot për ruajtjen e pacenuar të financave publike”, thotë Meta.

Në fundin e seancës së sotme, Komisioni Hetimor bëri publike ftesën që i kanë bërë presidentit Meta për të qenë prezencë në seancën e nesërme, ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje derimë tani nga zyra e kreut të shtetit nëse do të jetë apo jo i pranishëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE