Connect with Us

Basha me gratë në Dajt/ Ndryshimi nuk është vetëm një fjalë, votoni për fëmijët tuaj

Politikë

Basha me gratë në Dajt/ Ndryshimi nuk është vetëm një fjalë, votoni për fëmijët tuaj

Publikuar

-

Basha me gratë në Dajt/ Ndryshimi nuk është vetëm një fjalë, votoni për fëmijët tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale zhvilloi një bashkëbisedim me gratë në zonën e Dajtit.

Basha theksoi se në 25 Prill ato kanë në dorë të votojnë për ndryshimin, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, ndërsa theksoi se kjo nuk është një betejë për partitë politike, por për zhvillim e Shqipërisë

“25 Prilli është dita kur do të vendosni a do të lejoni tu vjedhin edhe 4 vite të tjera fëmijëve tuaj, pasi u kanë vjedhur 8 vite me premtime boshe. A do të pranoni që edhe 4 vjet tu vjedhin të ardhmen e fëmijëve tuaj, apo do të votoni për ndryshimi. Ndryshimi nuk është një fjalë, por është një plan, është një program, është një parti, ekip, koalicion, është në fakt bashkimi i të gjithë shqiptarëve, të cilës i jep fuqi të dyfishtë bashkimi i grave shqiptare”- tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qerosi-Lul, luftë me kuçedrën, Qeveri/ Lisandër Hoxha: PD ndodhet në prag të vetëvrasjes

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit të PD-së/ Lisandër Hoxha bën thirrjen e fortë: Nesër është dita

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka radhitur humbjet e njëpasnjëshme të kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Beteja, na thonë, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite në opozitë. Qeveria përballë ka marrë akuza dhe atribute, të cilat kanë më shumë karakter folklorik, se sa real. Kuçedra-Qeveri dhe qerosi Lul, që lufton me të heroikisht për të shpëtuar fshatin”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, shpresë për PD-në, është vetëm një lider i ri me platformë të re.

Deklarata e plotë:

Kronika e opozites se trete. Kane kaluar vetem 21 dite nga kjo opozite e trete, dhe jane akoma edhe 1439 dite te veshtira perpara. Beteja, na thone, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite ne opozite. Qeveria perballe ka marre akuza dhe atribute, te cilat kane me shume karakter folklorik, se sa real. Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin.

Ja psh., ne zgjedhjet lokale te Korçes se 2013 na u tha se zgjedhjet nuk i humbem, por na i vodhi Rama me 2000 lekeshe studenteve. Zgjedhjet lokale te 2015, pas reformes se braktisur nga ne, i fitoi Rama me klanet e droges.

Zgjedhjet lokale te Dibres 2016, pas skandalit te Shukriut, na i bleu banda Lala dhe klanet e droges. Zgjedhjet e Pergjithshme te 2017, edhe pse i morem gjysmen e qeverise, na i vodhi Rama me bandat dhe klanet e droges. Me pas i falem Rames te gjitha bashkite dhe 34 mije nepunes publik.

Te kthyer si ne 1992, pa asnje pushtet, u vodhem perseri nga bandat dhe krimi ne 2021. Kjo eshte shkurtimisht historia dhe alibia e 8 viteve opozite. Tani i njejti qeros kerkon perseri mandat Kryetari per te mundur Kuçedren per zgjedhjet lokale dhe ato politike. Me kete projekt e kam te qarte alibine ne 2025 per hajdutet e votave dhe betejen e re per voten e lire. Nga ana tjeter na eshte thene se çdo i perjashtuar nga PD qenka shitur tek Rama.

Pra pas 20 vitesh karriere politike, nje grup i madh ish drejtuesish politik dhe ish zyrtaresh te larte publik vendosen t’i vene vetes nje çmim dhe dolen nga PD per t’i sherbyer Edi Rames! Ata ishin e keqja dhe targeti i PD per shume kohe. Faji eshte i atyre qe ka larguar Kryetari sepse ata jane te shitur tek armiku. Keto shprehi staliniste nuk jane diçka e re ne Shqiperi. Ato kane nje shekull qe qarkullojne lirisht ne mendesine e kesaj shoqerie. Stalini i ri pa mustaqe i zevendesoi te gjitha organet e partise me burokrat dhe maxhordom duke e pamundesuar rritjen ritmike te besimit ne shoqeri. Aty nuk mbeti askush qe te krijonte kunderpeshen ne zonat tona elektorale dhe humbjet nuk ishin me nje mundesi, por nje realitet i pritshem.

LEXO EDHE:  Basha-Ramës: Dora do të mbetet e shtrirë

LEXO EDHE:  Basha- shqiptarëve/ Dështimi po ju troket në derë për herë të tretë, mos ia hapni!

Kjo klime konflikti ne dem te PD arriti kulmin kur organet e larta te kesaj force, si Kryesia dhe Keshilli Kombetar moren karakter koperativist duke u mbushur pa asnje kriter me zera ithtaresh dhe jo me individe te pergjegjshem politikisht. Te ndodhur perballe ketij realiteti e kam te sigurte se PD ndodhet ne prag te vetevrasjes. Fundi politik i logos dhe partise qe e deshem shume eshte shume afer.

Per nje qeros qe se mund dot kurre kuçedren po japim ne shtepine tone sot? E kam fare te qarte se koperativistet do te kritikojne ashper trockistet dhe do jene krenar me liderin humbes duke e çmontuar perfundimisht edhe besimin e demokratit me te zellshem. Sot PD mund te bjere nga kategoria dhe nuk luan me ne skenen e madhe politike sepse me ate qeros vetem humbje do te kemi.

Edi Rama eshte nje vemje dhe jo nje kuçeder. Ai mundet sapo ne parti te kthehet besimi dhe bashkimi i se djathtes mbi parime dhe jo mbi karrige. Nje lider i ri me platforme eshte e vetmja shprese per PD.

Sot eshte dite historike, e cila ndan perfundimisht fatin politik te forces tone.

Rama ik! Rilindje shporru!

Zoti i bekofte demokratet!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mban zvarrë Komisionin e Vettingut/ Presidenti shkel hapur Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që prej dy muajsh funksionon me një anëtar më pak.

Nga 7 anëtarë që duhet të ketë, ashtu siç e përcakton Ligji për institucionet e Vettingut, KPA ka vetëm 6 anëtarë.

Kujtojmë se me 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi me formë të prerë dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit,  Luan Daci.

Ky i fundit ka firmosur në një sërë vendimesh që me ngritjen e KPA, pra nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur është pezulluar nga detyra.

Meta shkel Kushtetutën

Sipas “Ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është  detyrë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që të hapë garën për vakancën në KPA.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për këtë skandal të Presidentit, i cili ka zgjedhur të shkelë detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që nga ana tjetër del dhe thotë se është në mbrojtje të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë”, thuhet në nenin 7, pika 1, të Ligjit Nr. 84/2016.

LEXO EDHE:  Ambasadorët takim urgjent në zyrat e BE në Tiranë/Çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  Basha-Ramës: Dora do të mbetet e shtrirë

Por, e çuditshme është edhe heshtja e KPA-së, e cila nuk ka reaguar deri më tani për plotësimin e vendit vakant që la Luan Daci.

KPA nuk ka asnjë pengesë që ta adresojë institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.

As institucioni i Avokatit të Popullit, që duhej të ishte përfshirë në këtë rast, hesht.

Kur, Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Por, të gjitha institucionet duket se kanë zgjedhur të heshtin, duke e lënë kështu Komisionin e Vettingut me 6 anëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjaftisti që kërkon të vijë në krye të PD/ Loja e Bashës me postin e kryetarit

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike, humbi në zgjedhjet e 25 Prillit dhe kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha nuk mbajti përgjegjësi, por, po bën veprime nga më të ndryshmet për të justifikuar humbjen dhe mbajtur karrigen e kryetarit.

Këto rrethana, pra qëndrimi dhe për katër vite në Opozitë, ka ngjalluar reagime tek mbarë demokratët, pavarësisht se nga brenda PD, përpiqen të mbahen të fshehura reagime të tilla, duke e ngushtuar kritikën në një grup të vogël, që në fakt, po merr përmasa të mëdha dite pas dite.

Këtë e tregoi edhe fakti, që Basha nxitoi të thërriste kryesinë edhe Këshillin Kombëtar, pas disa ditësh që kritikët kanë filluar daljet e tyre publike.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi edhe një kandidat të vetëshpallur për kryetar të PD-së.

Ai është anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ka arritur të marrë vetëm 59 mandate.

Kadilli të vetmin sukses në karrierën e tij politike, si drejtues i PD e ka me ardhjen e Lulzim Bashës, ka qenë mbështetës i tij në garën  e vjedhur të 2013, më pas Basha duke e parë paaftësinë epike nuk e kandidoi për deputet as në 2017 dhe as në 2021, dhe për të ngelur në lojë me një kockë politike, Kadilli vetëshpallet kandidat.

NGA VJEN DHE KU SHKON

Deri tek vetëshpallja si kandidat, s’ka asgjë jashtë normales. Por, çështja është se PD rrezikon të zhytet thellë e më thellë në humbje, ndërsa i del para Kadilli si kandidat për kryetar.

I vetëshpalluri si kandidat për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli është katapultuar nga “MJAFT”-i, nga OJQ e famshme e Erion Veliajt në PD që në vitin 2004.

Kadilli është zgjedhur deputet në vitin 2009-2013 dhe më pas është përfshirë sërish në politikë nga Lulzim Basha duke u bërë sekretar i Burimeve Njerëzore.

Ky emërim e bëri të ishte edhe mbështetës i flaktë e Bashës.

Por, nga 2004, kur është përfshirë në PD dhe është bërë këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deri më sot, pra për 17 vite, Kadilli nuk është lakuar për ndonjë meritë të madhe në këtë forcë politike.

Sot, Kadilli-“Mjaftisti”, që dje ishte mbështetës i Bashës, dhe përfshihej në konflikte e akuza, flet për parime dhe vizion të ri.

Kujtojmë se si në vitin 2018, Fatbardh Kadilli u shfaq në rrugë duke u përplasur fizikisht me një qytetar.

Kadilli hidhej në rrugë, duke përdorur shqelmat dhe grushtet ndaj një të moshuari.

          Kadilli sherr në rrugë me një të moshuar

Tashmë Kadilli, ushtari kryesor i Bashës që e mbështeti, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, ku u përfol për pazare që do të kandidonte si deputet në vitin 2021 del dhe flet për vizion dhe parime.

Sot, duket se Basha e ka nxjerrë vetë në garë, për të mos pasur në fakt, fare garë.

Pra, e gjithë skema me vetshpalljen si kandidat duket një farsë, për të mos u prekur karrigia e Bashës në krye të PD.

Kadilli dhe Basha kanë një të përbashkët nuk marrin dot as votat e grave të tyre, por Basha ka mbështetje ish kryeministrin Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Skandal në Fier/Ja si po e manipulon deputeti i Lulzim Bashës garën farsë me Selamin

LEXO EDHE:  Patozi: Basha do dështojë në protestat e janarit

Ndërsa Kadillin, vetëm po ta mbështesë Erion Veliaj, në këmbim të qëndrimit të Bashës në krye të PD.

Pasi kjo skemë iu duhet dhe iu shkon për shtat socialistëve, për të zgjatur jetën e tyre në pushtet.

Askush më shumë se Basha nuk ua garanton socialistëve qëndrimin në pushtet.

Ndaj e gjithë ky trumbetim me Kadillin duket të jetë një lojë politike, për të mbajtur në fuqi pazarin e Bashës me socialistët.

Pazar të cilin demokratët nuk e harrojnë lehtë, pasi PD i doli nga duart jo vetëm pushteti qendror, që nuk diskutohet, por dhe ai vendor, në vitin 2019.

Ndaj, Kadilli, dyshohet se  është thjesht një manekin politik i përdorur nga Veliaj dhe Basha për një shërbim të fundit.

Kadilli, duke kandiduar mund të kapë edhe kryesinë ose të ngelet në lojë.

Po s’kapi asnjërën ndoshta e ndihmon “lali” Eri apo kunati i Lulit për ndonjë sukses të mëtejshëm ekonomiko- financiar si shpërblim për shërbimin politik

AKUZAT NDAJ KADILLIT NGA ISH-ANËTARI I KRYESISË SË PD

Prejardhjen e Kadillit nga  “Mjaft”-i, e ka shenjëstruar edhe Lefter Maliqi, ish-pjesë e PD-së, përgjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  Në atë kohë, Lefter Maliqi, anëtar i Kryesisë së PD, Berat, ka akuzuar të deleguarin e Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli, se është mik i Erjon Veliajt dhe se ka braktisur organizimin e fushatës elektorale për Bashkinë e Beratit.

Maliqi deklaronte se me një të deleguar të tillë, PD e ka të sigurtë humbjen në Berat.

Ky i mjaftit, mik i Erion Veliajt, ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh, duke i thënë se Lefter Maliqi s’fiton në Berat. Sot, në një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht: askush nuk fiton dot në Berat as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj”, shprehet Maliqi.

Lefter Maliqi më tej është shprehur se me pesimistë të tillë si Kadilli kanë degraduar PD.

Të nderuar miq, fytyra të kalbura, të pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kadilli janë ato që e çuan dhe po e mbajnë PD në opozitë. Turp të kesh z. Kadlili! Mos rri kafeneve në Tiranë, por zbrit në bazë! Mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për çdo votë! Ne jemi optimist dhe më të fortë se kurrë! Përpara!”, deklaronte Maliqi në vitin 2015./CNA.al

LEXO TE PLOTE