LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balluku tregon rrugëtimin e saj në politikë/ "Sa herë kam qarë për PS"

12 Prill 2021, 17:22, Politikë CNA
Balluku tregon rrugëtimin e saj në politikë/ "Sa herë

 

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku në takimin zhvilluar me anëtarë të PS në Tiranë e ka cilësuar partinë si shkollën më të vyer.

Më tej, ajo shprehet se nuk është penduar për rrugën që ka zgjedhur për t?ju bashkuar Partisë Socialiste, ndërsa tregoi dy momente që e kanë bërë të qajë në këtë rrugëtim të saj.

?Më kujtohet një moment në mbylljen e fushatës të 2009. Kryetari në atë kohë vazhdonte turnin dhe ne na u dha detyra të qëndronim në Bulevard dhe kërkuam ndihmën e Fatmirit pasi policia nuk na lejonte të vendosnim foninë në të gjithë bulevardin.

Ne e ngritëm edhe skenën siç ngritëm edhe qytetin që i tregoi të gjithëve se çfarë force ishte PS-ja. Kujtoj që unë kam qarë kur Fatmiri mbajti fjalën pas mitingut për të thënë që 200 anëtarë të PS dhe deputetët e mbështetjes kishin vendosur të nisnin grevën e urisë, por kam qarë edhe kur kemi dalë nga greva e urisë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel. Kam qarë shumë në historinë time politike në PS?, tha Balluku?/CNA.al

Lajmet e fundit nga