Connect with Us

A ka marrë pjesë në listat e PD-së?/ Berisha sqaron si qëndron e vërteta

Politikë

A ka marrë pjesë në listat e PD-së?/ Berisha sqaron si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Ish kryeministi Sali Berisha ka folur rreth zgjedhjeve të 25 Prillit, ku u shpreh se Partia Demokratike sipas sondazheve ka pësuar një rritje ndërsa Partia Socialiste një rënie, duke cilësuar se kryeministri Edi Rama po ecën me “karrocën e dylit”.

“Çfarë tregojnë sonazhet. Ato tregojnë se PD-ja ka pasur një rritje nga 2017. Po të marrim për bazë sondazhin Partia Demokratike është rritur 15 pikë nga 2015 , kurse Partia Socialiste dhe Edi Rama jo që sjanë ngritur po kanë bërë pikë më poshtë. Dhe kjo tregon se po ndizen motoret e fushtaës. Është e vërtetë për PD-në kurse ai po ecën me karrocën e dylit, kjo do jetë një fitorë shumë e thellë”, u shpreh Berisha .

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi zbulon qëllimin final të protestës së 26 majit

Përsa i përket listave të dorëzuara nga Partia Demokratike Berisha i ftuar në “Zgjedhje 2021” tha se nuk ka pasur gisht në mënyrë absolute.

Siç kam deklaruar në mënyrë të përsëritur nuk kam pasur as në listën e 2017 as 2021 asnjë lidhje me listat. Dhe kjo është parimore, sepse kryetari i Pd-së ka detyrë të zgjedhë kandidatët e tij, nuk kam marrë pjesë në mëyrë absolute në asnjë listë në Partinë Demokratike.

Unë mendoj se vetë kryetari i PD-së ka reflektuar dhe organizuar një proçedurë për listat të pa precedent. Listat të cilat u përzgjodhën në një komision të caktuar u dërguan në të gjithë shqipërinë ku dhe lista u finalizua”, shtoi Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lubonja “kryqëzon” Bashën/ Duhet debat i hapur në parti, nuk ka strategji për të mbrojtur votën

Publikuar

-

Nga

Lubonja “kryqëzon” Bashën/ Duhet debat i hapur në parti, nuk ka strategji për të mbrojtur votën

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, ku u shpreh se një debat i hapur brenda partisë është shumë i nevojshmë.

Në një intervistë për News 24, Lubonja deklaroi se në selinë blu duhet një strategji e qartë për të mbrojtur votën, ndërsa theksoi se Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në.

Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në. Në PD ka dy grupime, një grup që thotë se ishim mirë por zgjedhjet janë vjedhur dhe një grupim, që është ndarë më dysh, ku një pjesë thonë jo është faji i Bashës dhe çereku që thonë se pavarësisht se këtu është bërë vjedhje, Basha ka përgjegjësi se nuk mbrojti votën e duhet të ikë. Ajo që vë re është se kryetari nëse nuk do ta lëshojë, nuk e lëshon, duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur, justifikohet e shprehet se unë punova mirë.

Në PD duhet hapur një debat, se çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur votat, duhet edhe strategji politike. Unë dua të ketë debat që të dalë diçka, por besoj se debat nuk do ketë. Duhet strategji për të mbrojtur votën.

Unë besoj se PD do jetë faktor politik sepse ka gati 60 deputetë e duhet rezistencë më e mirë. Le të krijohen debate, por të ketë unitet e nuk duhet gjuhë eliminimi”, u shpreh Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta në samitin e Brdo-Brijunit: Kushtet e vendosura për anëtarësimin në BE, provë për sundimin e ligjit

Publikuar

-

Nga

Meta në samitin e Brdo-Brijunit/ Kushtet e vendosura për anëtarësimin në BE, provë për sundimin e ligjit

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot pjesë në takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe krerët e shteteve të Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar, Meta tha se anëtarësimi europian është përparësia më e lartë dhe qëllim strategjik kombëtar.

Sipas tij, kushtëzimi i vendosur nga BE-ja është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Basha në Shijak: Situata është e rëndë/ Njerëzit kanë nevojë për ndihmë

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Drejtori i Postës pa çertifikatë sigurie

 “Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha pas çdo dështimi, si zgjidhje ka ata “gjenitë” apo servilët që i rrinë nga pas.

Lulzim Basha është kaq qesharak, kaq i pabesueshëm dhe kaq i konsumuar politikisht sa edhe kur do të bëjë diçka, ka frikë ta bëjë vetë dhe kështu përdor servilët e tij.

Mesa duket i tillë është edhe rasti i Jemin Gjanës.

Jemin Gjana është një nga ish-ministrat katër vjeçar të Berishës, që iku duke “qarë”, sepse ai e hoqi si ministër, nuk e la më në pozicione. I përfolur për shumë e shumë gjëra, Jemin Gjana sot është një ndër “shërbëtorët” e devotshëm të Lulit.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha në vend që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe të mbante përgjegjësitë e tij, ka vendosur të bëjë atë që di më mirë. Të zhvillojë një proces farsë të rizgjedhjes së kryetarit, ku në garë është edhe ai vetë, edhe pse vijon të jetë ai në krye të PD-së.

Pra, Lulzim Basha garon për kreun e kryetarit, ndërkohë që vijon të jetë kryetar.

Por, që Lulzim Basha ta zgjidhë hallin e tij, duket se në ndihmë i vjen Jemin Gjana.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi që në 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Dhe si për çudi, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, është sërish “gjeniu” Jemin Gjana.

Por, pse mund të themi se ai është një “gjeni”?

LEXO EDHE:  “Qeveria lë 52 mijë mjekë dhe mësues pa paga”/ Vokshi akuza të forta Ramës: Paguan 380 mln euro për koncesionet korruptive

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Lëvizja e fundit e Ramës para arratisjes

Në fakt, Jemin Gjana nuk është asgjë më shumë sesa falsifikatori i shifrave zyrtare dhe vjedhësi i votave të demokratëve, në garën brenda PD-së. Dy herë apo më shumë çertifikues i tyre.

Mjafton të freskojmë pak memorjen dhe të rikthehemi në zgjedhjet për kryesinë e PD në janar të vitit 2019, ku çertifikues i manipulimit ishte pikërisht Jemin Gjana.

Kujtojmë këtu sesi Jemin Gjana, me urdhër të Lulzim Bashës, fshehu listën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesinë.( lexo këtu)

Po ashtu kujtojmë këtu se në dhjetor të vitit 2018, ndërsa PD publikoi procesverbalin me emrat fitues të Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili mbante edhe firmën e Jemin Gjanës, dilte qartë manipulimi që i është bërë zgjedhjeve.

Referuar këtij procesverbali, dokumentin të cilin e shikoni më poshtë, ka dal në pah një manipulim i numrit të votuesve që është më i vogël se fletët e gjetura në kutitë e votimit.

Në procesverbal shkruhet se ka rezultuar se mandatin për të votuar në fillim të procesit, e kanë marrë 4741 persona, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 persona.

Por, si “gjeni” që janë si me magji, nxorën edhe rreth 178 persona, të cilët edhe pse nuk e kanë marrë një mandat në fillim të procesit, në procesverbal rezultojnë se kanë votuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE