Connect with Us

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Bota

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Publikuar

-

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avarinë e rrjetit elektrik në objektin bërthamor Natanz, “terrorizëm bërthamor”. Ali Akbar Salehi i bëri komentet përmes një raporti të publikuar në internet nga televizioni shtetëror iranian mbrëmjen e së dielës. Ai nuk përmendi se kë dyshon Irani për sabotim, por komentet e tij përshkallëzojnë tensionet aktuale në Lindjen e Mesme.

Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin, dyshimet ranë mbi Izraelin, ku media atje menjëherë raportoi se një sulm kibernetik shkatërrues i orkestruar nga ai vend kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mbrëmje u shfaq me shefat e tij të sigurisë, dhe drejtuesin e agjencisë së zbulimit Mosad, Yossi Cohen në prag të festës së pavarësisë së vendit.

“Nuk është e lehtë të shpjegosh atë që kemi arritur”, tha zoti Netanyahu për historinë e vendit të tij, duke shtuar se Izraeli ishte transformuar nga një vend i dobët në një “fuqi botërore”.

Nëse problemet në centralin bërthamor iranian janë shkaktuar nga Izraeli, kjo do të thellonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, që tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zoti Netanyahu, i cili u takua të dielën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, është zotuar të bëjë gjithçka që ai ka në dorë për të ndaluar marrëveshjen bërthamore.

Shumë media izraelite ofruan të njëjtin vlerësim, se një sulm kibernetik ndërpreu energjinë elektrike në objektin bërthamor Natanz dhe dëmtoi strukturën ku gjenden centrifugat e rëndësishme për pasurimin e uraniumit. Njoftimet e shtypit nuk bënin të ditur burimin e të dhënave për vlerësimin në fjalë, ndonëse media izraelite mban një lidhje të ngushtë me agjencitë ushtarake dhe të zbulimit në vend.

Zhvillimet në objektin bërthamor iranian vijnë ndërsa Teherani dhe fuqitë botërore vazhdojë të negociojnë lidhur me programin bërthamor iranian prej të cilit u tërhoqën Shtetet e Bashkuara gjatë drejtimit të vendit nga Presidenti Donald Trump.

LEXO EDHE:  Përplasja e re izraelito-palestineze/ A jemi në prag të një konflikt të madh?

Pavarësisht akuzave të ngritura për sabotim në kompleksin bërthamor iranian Natanz nga Ali Akbar Salehi, i cili drejton Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, ai nuk fajësoi drejtpërdrejt dikë për incidentin.

Nëse pas avarisë në rrjetin elektrik fishihet Izraeli, kjo do të përshkallëzonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, të cilat tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar përgjatë Lindjes së Mesme.

“Për të penguar qëllimet e kësaj lëvizjeje terroriste, Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të përmirësojë me seriozitet të lartë teknologjinë bërthamore nga një anë dhe të heqë sanksionet shtypëse nga ana tjetër. Ndërsa dënon këtë veprim të dëshpëruar, Republika Islamike e Iranit thekson nevojën për një konfrontim nga organet ndërkombëtare dhe (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore) kundër këtij terrorizmi bërthamor” IAEA, citohet të ketë thënë Salehi sipas televizionit shtetëror iranian.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore (IAEA) që monitoron programin bërthamor iranian, tha më herët se ishte në dijeni të njoftimeve mediatike mbi incidentin në Natanz dhe se kishte biseduar me zyrtarët iranianë lidhur me situatën, por pa dhënë hollësi.

Zhvillimet e së dielës i ndërlikojnë përpjekjet amerikane, partneri kryesor izraelit për sigurinë, për të realizuar përsëri një marrëveshje bërthamore që synon të kufizojë programin e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE i kërkon Rusisë të shfuqizojë Ligjin për agjentët e huaj

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të shfuqizojë Ligjin e saj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i cili ka në shënjestër mediat, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, përmbaruesit gjyqësorë në Moskë kanë nisur të konfiskojnë prona nga zyra në Moskë e REL-it, si dhe kanë ngrirë llogaritë bankare të radios, për shkak të, siç është thënë, gjobave të papaguara për shkeljen e Ligjit të agjentëve të huaj.

Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

Ditë më parë, rregullatori rus i mediave ka thënë se ka shtuar VTimes – një faqe në internet e lajmeve, e themeluar nga ish-personeli i gazetës Vedomosti – në listën e agjentëve huaj.

Rregullatori, më herët, ka futur në këtë listë edhe një ueb-faqe tjetër lajmesh, Meduza.

“BE-ja vazhdimisht u ka kërkuar autoriteteve ruse që ta shfuqizojnë këtë legjislacion dhe t’i respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare ndaj lirisë së asociimit, mbledhjes dhe shprehjes”, tha Peter Spano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Spano tha se veprimet kundër Radios Evropa e Lirë në Moskë kanë “qëllim të qartë” për të penguar operacionet e saj.

Ligji për “agjentët e huaj” në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar vazhdimisht.

LEXO EDHE:  Trump mesazh nga Shtëpia e Bardhë/ Paralajmëron Kinën: Do paguash çmim të lartë për koronavirusin

LEXO EDHE:  Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Ai kërkon nga organizatat joqeveritare që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të angazhuara në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t’u nënshtrohen auditimeve.

Modifikimet e mëvonshme të ligjit kanë përfshirë edhe mediat e financuara nga jashtë.

REL është një kompani mediatike editorialisht e pavarur, e financuar nga një grant i Kongresit amerikan, përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale.

REL e ka refuzuar emërtimin si “agjente e huaj” dhe nuk ka pranuar të veprojë në përputhje me kërkesat e rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor, që çdo material i botuar, të etiketohet si prodhim i një “agjenti të huaj”.

Për rrjedhojë, gjobat e shqiptuara nga autoritetet ruse kundër REL-it në Rusi kanë arritur vlerën e rreth 70 milionë rublave (950,000 dollarë)./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarm për ciklon në Indi/ Evakuohen me mijëra persona

Publikuar

-

Nga

Alarm për ciklon në Indi/ Evakuohen me mijëra persona

Autoritet indiane po marrin masa ndaj ciklonit Tauktae, që po godet bregdetin perëndimor të vendit. Mijëra njerëz janë evakuuar dhe programet e vaksinimit kundër COVID-19-s janë mbyllur në disa zona. Për javë të tëra India ka raportuar me qindra mijëra infeksione të reja me koronavirus dhe ekziston frika se qendrat ku do të strehohen njerëzit për shkak të ciklonit, mund të shdërrohen në epiqendra të shpërndarjes në masë të virusit. Koronavirusi përhapet lehtësisht kur njerëzit qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë vaksinat kundër COVID-it në dispozicion të programit ndërkombëtar për shpërndarjen e barabartë të tyre, COVAX, po mbarojnë. Mungesa e tyre vjen kryesisht pasi prej disa muajsh Instituti Serum i Indisë nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij globale mbi vaksinën, për shkak të kërkesave të mëdha të brendshme mbi to.

Zyrtarët e grupeve të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar gjithashtu se bombardimet e Izraelit ndaj Gazës mund të shkaktojnë një rritje të madhe të numrit të infeksioneve ndërsa banorët kërkojnë strehim në hapësira të mbipopulluara për t’u shpëtuar sulmeve ajrore. Testimet për koronavirus dhe vaksinimet në Gaza janë ndalur për shkak të sulmeve.

LEXO EDHE:  Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ A je gjallë Sali Berisha?

Në Shtetet e Bashkuara, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive tha të dielën se pandemia ka ekspozuar “efektet e pamohueshme të racizmit” pasi komunitetet me ngjyrë janë goditur më shumë nga virusi sesa amerikanët e bardhë. Gjatë një fjalimi në Universitetin Emory të Atlantës zoti Fauci tha se “COVID-19 ka nxjerrë në dritë dështimet e shoqërisë sonë”. Në fjalimin e tij ekesperti i njohur amerikan theksoi problemet e pabarazisë në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor të komuniteteve pakica në të gjithë SHBA-në./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave. Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226. Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE:  “Urimi i Bashës për Biden, i papjekur”/ Evi Kokalari: Ka nevojë për ndihmën e SHBA

LEXO EDHE:  Angela Merkel zgjidhet kancelare për herë të katërt

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave. REL

LEXO TE PLOTE