Connect with Us

Spaho takon fermerët e Korçës/ “Me programin e PD, ringritja e ekonomisë do jetë e menjëhershme”

Politikë

Spaho takon fermerët e Korçës/ “Me programin e PD, ringritja e ekonomisë do jetë e menjëhershme”

Publikuar

-

Spaho takon fermerët në fshatin Orman/ Ringritja e bujqësisë dhe ekonomisë, e menjëhershme

Koordinatori i Partisë Demokratike dhe kandidati për deputet në qarkun e Korçës Edmond Spaho zhvilloi një takim me fermerët në fshatin Orman, ku diskutoi problemet e shumta të fshatit këto tetë vite.

Gjatë takimit banorët thanë se këto vite vetëm kanë hyrë në borxhe të thella për prodhimet bujqësore, për ndërtimin e shtëpive, arsimimin e fëmijëve dhe për të përballuar jetën e përditshme.

” Ne nuk i përballojmë dot më harxhimet që kemi në punimet e tokës dhe në mbajtjen e bagëtive. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale kanë mbetur stok, ose shiten me çmime minimale që nuk mbulojnë shpenzimet tona”, u shprehën ndër të tjera disa fermerë.

Sipas tyre, shteti nuk i ka dhënë asnjë subvencion fshatarëve dhe fermerit të vërtetë. Çmimet e karburantit, veglat bujqësore, pesiticidet janë rritur shumëfish këto vite.

LEXO EDHE:  Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!

Ndërkohë Spaho tha se me programin e PD shumë probleme të bujqësisë do gjejnë zgjidhje pasi lehtësitë e taksave do të jenë të ndjeshme dhe do të nxjerrin bujqësinë nga kriza e thellë..

“Me programin e qeverisë Basha, politikat sociale do të mbështesin familjet në nevojë dhe krijimin e familjeve të reja. Me programin e PD ringritja e bujqësisë dhe ekonomisë në fshat, do të jetë e menjëhershme”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e hetimeve për vrasjen e Artan Santos/ A do të thirret Grida Duma në SPAK

Publikuar

-

Nga

Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të bësh, nuk e ndalon dot rotacionin politik

Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Dosja që ka qenë në Prokurorinë Tiranës i ka kaluar SPAK, pasi është arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Kujtojmë se bankieri i njohur, u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014, ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte.

Lidhur ngushtë me këtë ngjarje është lakuar edhe emri i Grida Dumës e cila ka pasur miqësi me Santon.

Ka foto në ambientet e UET, ku Santo ndodhet në krah të Grida Dumës së bashku me kolegë të tjerë të këtij universiteti që në atë kohë ishte në pronësi të Henri Çilit dhe shumë nga personazhet në tavolinë janë personazhe publike, politike dhe njerëz që shfaqën pranë Lulzim Bashës, në atë kohë të mbështetur dhe të sponsorizuar nga ish pronari i UET.

Menjëherë pasi ka ndodhur vrasja, është mësuar se Grida Duma ka tentuar të lidhet me kryeministrin Edi Rama dhe ka qenë më pas zëvendëskryeminsitri, Niko Peleshi i cili e ka shoqëruar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit ia ka rikujtuar Dumës këtë fakt, në vitin 2018, në emisionin, Opinion”, ndërsa zonja Duma po fliste për të.

LEXO EDHE:  Programi ekonomik i PD/ Basha flet për zotimet e tij

LEXO EDHE:  Sherr në Korçë/At e bir plagosin me thikë 52-vjeçarin

 “Grida e di shumë mirë si punoj unë”. Ka qenë kjo deklarata e Tahirit, duke i rikujtuar kështu Dumës, me mesazh të koduar, çështjen e Santos.

Se përse ka shkuar Grida Duma në zyrën e Saimir Tahirit, ende nuk dihet, duhet ta thotë ajo këtë gjë.

Por tashmë që janë rihapur hetimet, a do ta thërrasë SPAK, Grida Dumën, për të sqaruar enigmat rreth kësaj ngjarjeje?

Janë shumë pikëpyetje, mbi të cilat duhet të hidhet dritë, pasi Duma, është personazh politik-publik që është paguar me taksat e qytetarëve. Ajo duhet të flasë në SPAK, dhe mos të lërë enigmë, fijet që e lidhnin atë me Artan Santon./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Publikuar

-

Nga

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Komisionit Hetimor lidhur me ftesën për tu paraqitur në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në letrën e tij, presidenti Meta thekson se kërkesa, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Sipas tij Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret , i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”, thuhet në shkresën e Presidentit Meta.

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:

 

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

 

Pas komunikimit të fundit përmes shkresës me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, me lëndë “Mbi njoftimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të datës 5 maj 2021”, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me shkresat përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë dërguar bashkëlidhur këto akte të Kuvendit:

 

1.Shkresa me nr. prot. 1131, datë 10.5.2021, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1610, datë 11.5.2021, me anë të së cilës, janë përcjellë disa vendime të Kuvendit për rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për kthimin e ligjeve për rishqyrtim. Ndërkohë që, në këtë shkresë mes këtyre vendimeve, gjenden dhe janë përcjellë:

 

– Vendimi nr. 44/2021, datë 7.5.2021, “Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për ngritjen e një Komisioni Hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës””; dhe

 

– Vendimi nr. 45/2021, datë 7.5.2021, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë””.

 

2.Shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/3, datë 10.5.2021, me anë të së cilës është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Njoftim i Presidentit të Republikës në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor, objektin e hetimit, si dhe të drejtën për t`u shprehur në Komision”.

 

3.Shkresa me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1533/4, datë 11.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Kërkesë për informacion”.

LEXO EDHE:  “Ke marrë ftesë për t’u kthyer në PD?”/ Majlinda Bregu: S’kam nevojë të më ftojë askush

LEXO EDHE:  Koalicioni opozitar/ Ish deputeti i PD: Ka pasur ngërçe dhe pretendime

 

4.Shkresa me nr. prot. 1081/23, datë 14.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/5, datë 14.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Thirrje për seancë dëgjimore”, të Presidentit të Republikës e që përmban bashkëlidhur edhe Vendimin e ndërmjetëm nr. 4, datë 14.5.2021, “Për miratimin e Planit të Hetimit”, që gjendet po bashkëlidhur saj.

 

Para së gjithash evidentoj se, në dy shkresat e para të sipërcituara, nuk parashtrohet ndonjë qëllim i veçantë, përveç atij informues dhe për të cilat Institucioni i Presidentit të Republikës i ka administruar, ndërkohë që në shkresën me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, parashtrohet kërkesa për informacion ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, duke kërkuar:

Titujt/dekoratat e akorduara nga Presidenti i Republikës, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021, personat që u janë akorduar, si dhe procedura e akordimit dhe dhënies së tyre.

Aktivitetet protokollare, vizitat, si dhe takimet e organizuara, nga Zyra e Presidentit me individë, institucione apo subjekte të ndryshme, në të cilat ka qenë pjesëmarrës Presidenti, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021.

Madje, citohet se ky informacion, me dokumentacionin justifikues, kërkohet brenda datës 17.5.2021.

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

I nderuar zoti Kryetar,

Nëse Kuvendi i Shqipërisë, dëshiron të njihet apo konsultohet për qëllime studimore, me aktivitetin që Presidenti i Republikës realizon në përmbushje të rolit, funksionit, dhe përgjegjësive të tij kushtetuese, ju bëj me dije se, i gjithë aktiviteti i Presidentit, që prej fillimit të ushtrimit të funksionit më 24 korrik 2017 e në vijim, është i publikuar në faqen zyrtare të institucionit “https://president.al/”, ku në mënyrë kronologjike, janë të pasqyruara të gjitha aktivitetet e Kreut të Shtetit, nga aktivitetet, vizitat dhe takimet e organizuara, deri te aktet, dekretet, vlerësimet me tituj e dekorata, vendimmarrjet dhe arsyetimet e tyre, përfshirë këtu edhe qëndrimet publike të Tij.

Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Koalicioni opozitar/ Ish deputeti i PD: Ka pasur ngërçe dhe pretendime

LEXO EDHE:  Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE