LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sot 95% e shërbimeve online”/ Rama: Sistemi i bashkëqeverisjes, epokë e re e marrëdhënieve me publikun

11 Prill 2021, 11:12, Politikë CNA
“Sot 95% e shërbimeve online”/ Rama: Sistemi i

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e ?Tumo Tirana? theksoi se sistemi i bashkëqeverisjes është kapërcimi në një epokë të re të marrëdhënieve me publikun, është një sistem që gjendet e zhvilluar europiane.

Sipas tij, 95% e shërbimeve kryhen online dhe vetëm 5% prej tyre duhet të jetë individi prezent duke kujtuar shembullin e pasaportave që duhen shenjat e gishtave.

?Po ta marrim pak historikun e zhvillimit të teknologjisë në funksion të njerëzve dhe në funksion të njerëzve dhe qeverisjes së vendit, sot jemi në një nivel kompletë tjetër. Ne e nisëm faktikisht me 14 shërbime online në 2013-ën dhe sot jemi 1 207 shërbime online, gati 95% e shërbimeve. Tani sfida është të mbyllim ciklin, sepse një pjesë e këtyre shërbimeve janë me një kalim, pra pasi ti bënë aplikimin online por shërbimin nuk e merr të tërin online.

Kjo lidhet me databazat dhe kapacitetin për të kthyer pas shërbimin, po marrë kadastrat si shembull, një pjesë e konsiderueshme jepet online, por një pjesë tjetër nuk jepet online për shkak të databases, ku duhen futur të gjithë tokat dhe pronat e administruara. Mbetet një 5% pasi duhet të jetë individi aty, një shembull tjetër, janë pasaportat, që s?merren online gjurmët e gishtave. Ndërkohë, ajo që është shumë e qartë nga ajo që dëgjova këtu, është se kur shikon të gjithë panoramën që sot kemi, brenda sistemeve të menaxhimit ka shumë vende për solucione teknologjike, që do të thotë nuk është një shërbim online në sensin klasik të fjalës, komunikimi konstant i prindërit me shkollën për fëmijën e vetë, por është një sistem menaxhimi?, tha Rama.

Kryeministri e cilëson zgjedhjen e incividit në platformën e bashkëqeverisjes kapërcim të një epoke.

?Shpesh njerëzit thotë pse duhet ta zgjidh individ tek platforma e bashkëqeverisjes dhe nuk e zgjidh vetë institucioni. Jo, ky është një kapërcim i një epoke, në një funksion që shteti e ka patur gjithnjë. E kanë patur mbretëritë, republikat, e kanë të gjitha shtetet sot, marrëdhëniet me publikun?, shtoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga