Connect with Us

“Regjim i korruptuar”/ Mediu akuza Ramës

Politikë

“Regjim i korruptuar”/ Mediu akuza Ramës

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka vazhduar me fushatën në Levan të Fierit. Nga atje ka vazhduar me qytetarët ku u shpreh me akuza ndaj Ramës se gjatë këtyre viteve është tallur me popullin.

Ai u shpreh se në 25 Prill qytetarët nuk do të shohin kandidatin kur të votojnë por do të shohin më shumë interesat e tyre.

“Ne jemi të gjithë shqiptarë, pa dallim dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të duam dhe të respektojmë njëri-tjetrin. Ne jemi të gjithë prindër, kemi fëmijë, por po ashtu shikojmë në sy njëri-tjetrin dhe bëjmë një pyetje? A është kjo Shqipëria që duam ne? Zgjedhjet e 25 Prillit më shumë se partitë politike, të shikoni interesat tuaja. Vetëm, së bashku me një qëllim dhe një vendim që në datën 25 Prill, ditën me rëndësi kombëtare, t’i japim fund një qeverisje të korruptuar e cila ka zënë rrugën tonë për të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, të Levanit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë”, u shpreh Mediu.

Sipas tij, ne nuk mund të jemi peng i një regjimi të korruptuar i cili për 8 vite i mashtroi Shqiptarët.

LEXO EDHE:  Braktisi Amerikën për Ramën/ Shpërblehet ish-Drejtoresha e Doganave

“Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama, të një njeriu që për 8 vjet vetëm u tall me shqiptarët, të një njeriu që për 8 vjet mashtroi shqiptarët, të njeriut që për 8 vjet inkriminoi Shqipërinë dhe e ktheu në qendrën e trafikut të drogës, dhe po ky njeri mbas 8 vjetësh kërkon një mandat të tretë, se ma ka ndërprerë mandatin tërmeti, thotë,  pastaj ma ka ndërprerë pandemia thotë.

Pandemi më të rëndë se regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës, Shqipëria as ka parë dhe as nuk do të shohë ndonjëherë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në 25 Prill ti japim fund kësaj pandemie të krimit dhe shkatërrimit ekonomik”, tha Mediu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha tallet keq me Ramën

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha tallet keq me Ramën

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  “Je ordiner”/ Grida Duma shpërthen kundër Ramës

LEXO EDHE:  “Je ordiner”/ Grida Duma shpërthen kundër Ramës

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE