Connect with Us

NASA shënon 40 vjetorin e fluturimit të parë në orbitë

Bota

NASA shënon 40 vjetorin e fluturimit të parë në orbitë

Publikuar

-

NASA shënon 40 vjetorin e fluturimit të parë në orbitë

Në shtator të vitit 1976, NASA prezantoi anijen e saj të parë hapësinore “Enterprise”, gjatë një aktiviteti në Palmdale të Kalifornisë.

Por fluturimi i parë në orbitë ndodhi në 12 prill të vitit 1981 me anijen hapësinore të NASA-s “Columbia”, çka sjolli një ere të re në fluturimet hapësinore.

Ajo ishte anija parë hapësinore e cila mund të përdorej sërish.

Projektuar për t’u nisur si një raketë e manovruar si anije hapësinore ndaj saj mund të kryeheshin shërbime teknike e të lëshohej sërish, brenda disa muajsh. Ajo ishte anija e parë hapësinore e sigurt dhe e ripërdorshme.

Në bordin e anijes, në fluturimin përurues të saj, ishin astronautët Robert Crippen dhe i ndjeri John Young. Fluturimi i tyre dyditor ishte veçanërisht i rrezikshëm pasi shënoi nisjen e parë të një anijeje hapësinore pa kryer asnjë provë paraprakisht.

“Gjithçka që donim të bënim ishte të provonim se sistemi do të funksiononte. Ndaj puna jonë ishte të niseshim, të futeshim në orbitë, të kontrollonim të gjitha sistemet e mjetit fluturues dhe të garantonim një ulje të sigurt”, thotë 83 vjecar Robert Crippen, i cili shërbeu si drejtor i Qendrës Hapësinore John F. Kennedy të NASA-s pas daljes në pension si astronaut.

“Kjo na dha mundësinë që të dërgonim grupe të ndryshme njerëzish në hapësirë, për t’u bërë astronautë. Nuk kishim më nevojë të provonim pilotë, kjo e zgjeroi fushën e astronautëve në një gamë shumë më të gjerë sesa kishim patur ndonjëherë më parë”, shton ai.

Zoti Young, i cili ka ecur më parë në Hënë, vdiq në janar të vitit 2018 në moshën 87 vjeçare.

Pas 30 vjetësh dhe 134 misionesh, programi i anijeve hapësinore të NASA-s përfundoi në korrik 2011.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e ekuipazhit dhe përgatitjen e mirë profesionale të tyre, gjatë misioneve humbën jetën 14 astronautë dhe shpërthyen dy anije, “Challenger” dhe “Columbia”.

LEXO EDHE:  NASA ndan një fotografi mahnitëse të Jupiterit dhe Saturnit që ngrihet përtej "Rock Alien Throne Rock"

Anija hapësinore “Challenger” shpërtheu 73 sekonda pas shkëputjes nga toka në Cape Canaveral të Floridës në janar të 1986. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.

Po kështu shtatë astronautë mes tyre izraeliti Ilan Ramon humbën jetën më 1 shkurt të vitit 2003, kur “Columbia” u shkatërrua në qiell mbi Teksas.

Më 21 korrik të vitit 2011, anija hapësinore e NASA-s “Atlantis” u ul në toke, duke i dhënë fund programit në orbitë të agjencisë.

“Kur Atlantis zbarkoi pas fluturimit të fundit, ajo anije hapësirore ishte një gjendje aq e mirë sa mund të kishte qenë në gjendje të fluturonte edhe më shumë, por politika dhe aksidentet shënuan fundin e programit”, thotë zoti Crippen.

“Do të kalojë shumë kohë para se të kemi një anije hapësinore pothuajse aq madhështore sa ishte ajo”, shton ai.

Pasi anija u nxorr jashtë përdorimit në vitin 2011, NASA iu drejtua kompanive private për të transportuar ngarkesa dhe ekuipazh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në maj të vitit të kaluar SpaceX i Elon Musk-ut dërgoi dy astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, kompania e parë private që bëri një gjë të tillë.

Që nga viti 1961 vetëm tre vende kanë nisur njerëz në orbitë: Rusia, SHBA dhe Kina, sipas kësaj renditjeje. SpaceX u bë kompania e parë private.

“Ne duhet të dalim nga orbita e Tokës, duhet të kthehemi në hënë, kjo është gjëja e duhur. Ne duhet të mësojmë të jetojmë dhe të punojmë jashtë këtij planeti”, thotë zoti Crippen.

“Ne duhet të kthehemi dhe të mësojmë të jetojmë në Hënë dhe të fluturojmë në Mars. Kjo do të ndodhë një ditë por nuk besoj se do të jem gjallë për ta parë”./voa

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Rreth 200 afganë që kualifikohen për statusin e imigrantit special (SIV) mbërritën me një avion special në Shtetet e Bashkuara të premten si pjesë e një operacioni për të evakuuar ata që i dhanë ndihmë qeverisë amerikane.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e njoftuan Operacionin Refugjatët e Aleatëve më 14 korrik, duke thënë se do të evakuonin përkthyesit afganë dhe të tjerë që ndihmuan qeverinë amerikane gjatë luftës, së bashku me familjet e tyre, të cilët tani kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve.

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Russ Travers u tha gazetarëve se sjellja e tyre në SHBA “përmbush angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe nderon shërbimin e guximshëm të këtyre afganëve në ndihmën për të mbështetur misionin tonë”.

Fluturimi drejt sigurisë

Zyrtarët amerikanë thanë se me udhëtimin e parë erdhën rreth 200 persona me statusin special SIV dhe anëtarët e familjes së tyre. Rreth 700 të tjerë që kanë përfunduar procesin do të evakuohen në javët e ardhshme.

Ata do të dërgohen në Fort Lee, një bazë ushtarake në Virxhinia, ku do të kalojnë rreth një javë duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe duke përfunduar dokumentet para se të zhvendosen. Ata që kanë lidhje familjare do të vendosen pranë tyre, të tjerët do të sistemohen përmes Programit të Pranimeve të Refugjatëve të Departamentit të Shtetit.

Sipas Departamentit të Shtetit, grupi i parë i refugjatëve i është nënshtruar testimit për COVID-19. Nëse dikush teston pozitiv, ata do të karantinohen para udhëtimit.

“Ne kemi ofruar vaksina në Kabul për ata që janë të interesuar, dhe gjithashtu do t’i ofrojmë ato vaksina edhe në Fort Lee,” tha Ambasadorja Tracey Jacobson me grupin koordinues të Departamentit të Shtetit për Afganistanin.

LEXO EDHE:  "Informacionet mbahen sekret nga NASA"/ Dalin pamje të rralla nga hëna, shkencëtari shokon me deklaratën

Vlerësohet se rreth 2,500 shtetas afganë të kualifikuar dhe ende të mbetur në Afganistan do të evakuohen përfundimisht në SHBA.

LEXO EDHE:  NASA konfirmon zbulimin: Uje ne planetin Mars

Përshpejtimi i evakuimit të afganëve është një përparësi, tha Karine Jean-Pierre, zëvendës sekretare e shtypit, gjatë një konferencë të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti vendosi një objektiv të qartë. Ne do të fillojmë zhvendosjen e aplikantëve të kualifikuar dhe familjeve të tyre para fundit të këtij muaji,” tha ajo.

“Kjo është një përpjekje e pandalur e qeverisë në mbarë botën, siç mund ta imagjinoni të gjithë, dhe ne synojmë të përmbushim synimin e presidentit”.

Më shumë se 70,000 afganë janë zhvendosur deri tani

Autorizimi origjinal për statusin e imigrantit special SIV u nënshkrua në ligj në vitin 2008 nga Presidenti i atëhershëm George W. Bush dhe kishte për qëllim t’u jepte qytetarëve irakianë siguri në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, qeveria ka vendosur më shumë se 70,000 afganë me statusin SIV në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit thotë se të tjerët në rrezik të ndëshkimit talebanë – përfshirë udhëheqëset e të drejtave të grave, aktiviste, gazetarë, mbështetës të të drejtave të njeriut dhe të tjerë – mund të apelojnë në ambasadën amerikane në Kabul, e cila mund të bëjë rekomandime për Programin e Pranimit të Refugjatëve.

Programi i zhvendosjes SIV pritet të vazhdojë pasi trupat amerikane të përfundojnë tërheqjen e tyre nga lufta më e gjatë në historinë e vendit. Deri më 1 shtator, tha ushtria, trupat e mbetura amerikane në Afganistan pritet të përqendrohen në ruajtjen e Ambasadës Amerikane dhe aeroportit të Kabulit./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Presidenti Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit civilë të qeverisë federale duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska. Po ashtu mbajtja e maskës do të kërkohet për të gjithë punonjësit dhe vizitorët në shumë ndërtesa federale.

Presidenti Biden foli të enjten nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë.

“Me vendimin tim, nën drejtimin tim, i gjithë personeli federal dhe vizitorët në ndërtesat federale do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Siç e kam thënë që në fillim, mbajtja e maskës nuk është deklaratë politike, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe mbrojtjen e të tjerëve. Maska është mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19. Por nuk ka dyshim që vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes së rëndë nga COVID-19 “, tha Presidenti Biden.

Qeveria federale punëson më shumë se 4 milionë amerikanë, përfshirë mbi 2 milionë punonjës civilë federalë, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

LEXO EDHE:  Projekti “NatEv Explorer” i studentëve nga Kosova fitues i garës së NASA

LEXO EDHE:  VIDEO/ NASA ndërpret transmetimin ‘live’: A ishte UFO ajo që u filmua?

Të njëjtat standarde do të zbatohen për kontraktorët federalë, shtoi zoti Biden.

Presidenti tha gjithashtu se po i kërkon Departamentit të Mbrojtjes të shqyrtojë se si dhe kur ta shtojë vaksinën e Covidit në listën e vaksinave të detyrueshme për personelin e ushtarak.

Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët federalë po tregohen të përmbajtur anë reagimet e tyre.

“Ne presim që hollësitë e çdo ndryshimi në kushtet te punës, përfshirë ato që lidhen me vaksinat COVID-19 dhe protokollet e lidhura me to, të negociohen siç duhet me njësitë tona para se të zbatohen,” tha Everett Kelley, kreu i Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë, sindikata më e madhe e punonjësve federalë, që përfaqëson një fuqi punëtore prej 700,000 vetësh.

“Detyrimi i njerëzve për një procedurë mjekësore nuk është mënyra amerikane e të vepruarit dhe është një shkelje e qartë e të drejtave civile, pavarësisht se si e justifikon atë,” tha Larry Cosme, president i Shoqatës Federale të Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit, e cila përfaqëson 30,000 vetë në 65 agjenci./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat anti-Covid/ Testi i detyrueshëm për ata që kthehen në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Numri i infektimeve të sjella në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit po rritet, njofton Instituti Robert Koch. Qeveria gjermane po shtrëngon frenat nga frika e valës së katërt të pandemisë së Coronës.

Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit Corona prej pushuesve jashtë vendit. Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.” Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten (30.07), e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.

Dëshmia për teste, vaksinim dhe shërim

Në parim, sipas draftit të fundit, në të ardhmen të gjithë personat mbi 12 vjeç që vijnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, apo një certifikatë se janë shëruar nga Covid-19 apo janë vaksinuar. Ndërsa për personat që vijnë nga një zonë me variante shqetësuese të virusit, vlen rregulli që të gjithë duhet të kenë një test negativ, pavarësisht vaksinimit apo shërimit. Në listën e vendeve me mutacione të virusësve janë aktualisht Brazili dhe Afrika e Jugut.

LEXO EDHE:  NASA përhap alarmin/ Asteroidi gjigant i afrohet Tokës

Infektimet jashtë vendit

LEXO EDHE:  Rusi/ Mbytet anija e peshkimit, 43 të vdekur, dhjetëra të humbur

Infektimet me virusin Corona, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimit, kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch (RKI). Sipas raportit të fundit për situatën, Spanja, Turqia dhe Holanda janë ndër vendet prej nga kthehen më së shumti persona të infektuar. Pasojnë Kroacia dhe Greqia. Por numri më i madh i infektimeve vazhdon të ndodhë brenda Gjermanisë, thonë autoritetet e RKI. Fjala është për të paktën 81 përqind e personave të infektuar. Në periudhën prej 28 qershorit deri më 25 korrik janë raportuar 3.662 raste të infektimeve jashtë vendit.

Në raport thuhet se variantet e virusit të klasifikuar si shqetësuese mbizotërojnë ndërkohë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Evropës. Në Gjermani numri më i madh i të infektuarve është nga virusi Delta. Sipas RKI, incidenca shtatë-ditore në Gjermani aktualisht po rritet, veçanërisht tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturt, në grupet e moshave nga 10 deri 34 vjeç./DW

LEXO TE PLOTE